169 vite nga koha e lindjes së Naim Frashërit

Publikuar tek: kulture-art, më 15:07 25-05-2015 169 vite nga koha e lindjes së Naim Frashërit

Naim Frashëri, u lind si sot 169 vite më parë në Frashër të Përmetit. Rilindasi i madh shqiptar  u shqua për lirikën e tij si dhe aspiratat për zhvillimin e kombit shqiptar. Veprat e tij janë të njohura ndër breza duke e bërë që figura e tij të skalitet fort në mendjen e çdo shqiptari.

Poeti rilindas është i njohur për poemën e tij të famshme “ Bagëti e Bujqësi”, për lirikat “Lulet e verës”,  apo poemën epike “ Historia e Skënderbeut”. Krahas veprimtarisë së tij artistike Naim Frashëri u shqua edhe për veprimtarinë e tij revulucionare sa i takon politikës e mendimit refletiv që pasqyrohej në cilëndo fushë.

Poeti rilindas do mbahet mend për poezinë filozofike (kujtojumë këtu vjershën “Perëndia”).

Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme dhe për merita kulturore në Shqipëri jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.

 

GJUHA JONË

Vëllezër Shqipëtarë!
Të prekim urtësinë,
Të zëm’ udhën’ e mbarë,
Të ngjallim Shqipërinë.
Shqipërija ka qënë,
Edhe po do të jetë,
Po sot në ditët tënë
Të metë të mos ketë.
E ka nderuar Zoti
Gjithënjë Shqipërinë,
Ish fort mirë qëmoti,
Do bëhet dhe taninë.
Sa ishte trimërija
N’atë kohët të vjetrë,
Kish emrë Shqipërija,
Sa s’kish nonjë vënt tjetrë.
Sa burra kordhëtarë
Ka nxjerrë Shqipërija,
Më pastaj e më parë
Q’i shkruan Istorija.
Ajo ish koh’ e zjartë,
Dhe kish mundime tepër,
Po sot pendë dhe kartë
Na duhet, nukë tjetër.
burra Shqipëtarë,
Të marim dituritë,
Se s’ësht koh’ e parë,
Tani lipsetë dritë.
Të shkruajm gjuhën tënë,
Kombinë t’a ndritojmë,
Gjithë ç’ësht’ e ç’ka qënë
Nga dalëzë t’a msojmë.
Pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
Sa shije ka e hije,
Ç’e bukur’ edh’ e lirë,
Si gjuhë Perëndije!
Shum’ e bardhë kjo ditë
Për gjithë Shqipëtarët,
Do na sjellë një dritë,
Që s’e kishin të parët.
Kjo dritë do na bjerë
Të gjitha mirësitë,
Dhe gjithë dot’ i ngrerë
Dëmet’ e marrëzitë.
Si lum kush zë të mbjellë!
Lum kush vë bëtë pemë!
Se kjo ka për të pjellë,
S’mbulohetë me remë.

Lulet e Veres
nga
NAIM FRASHERI

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eliza Dushku takon Ramën para promovimit të filmit-dokumentar “Dear Albania”
Justin Bieber mbështet artistin shqiptar Albert Stanaj »
Article Logic
Execution time: 0.017908811569214
array(1) { ["section"]=> string(51) "169-vite-nga-koha-e-lindjes-se-naim-frasherit-11937" }