17-vjeçarja shqiptare fiton çmimin e festivalit ndërkombëtar, kush është artistja e re që po korr sukses në botë (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 12:27 02-09-2018 17-vjeçarja shqiptare fiton çmimin e festivalit ndërkombëtar, kush është artistja e re që po korr sukses në botë (VIDEO) Inis Neziri

Inis Neziri është vetëm 17-vjeç, por ka arritur të ketë një karrierë të susksesshme në botën e muzikës.

Ajo filloi të kondonte qëkur mësoi të fliste, por karriera e tij muzikore filloi zyrtarisht kur ishte 12 vjeç. Inisi mori pjesë në garën "Gjeniu I Vogel 5" dhe fitoi çmimin e parë.

Por arritjet e saj nuk mbarojnë këtu. Bukuroshja shqiptare së fundmi ka fituar çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar “Golden Stag” që u mbajt në Rumani.

Inisi la pas shumë shtete, duke u bërë fituese edhe e çmimit të madh prej 25 mijë eurosh.

“Unë jap jetën time për dashuri” titullohej kënga e artistes së talentuar.

“Deri më tani është hapi më i rëndësishëm që kam bërë”- u shpreh Inisi pasi mori çmimin e rëndësishëm.

Artistja e re në moshë, por me një pjekuri të madhe artistike ka qenë gjithashtu e ftuar në shumë festivale ndërkombëtare në Ballkan dhe Evropë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Familja Tafaj – Gjeneza e fisit të madh dhe kontributi në shoqëri
Miqtë kujtojnë Teodor Kekon në 60-vjetorin e lindjes »
Article Logic
Execution time: 0.032459020614624
array(1) { ["section"]=> string(124) "17-vjecarja-shqiptare-fiton-cmimin-e-festivalit-nderkombetar-kush-eshte-artistja-e-re-qe-po-korr-sukses-ne-bote-video-132935" }