17 vjet nga krijimi i Parkut të Butrintit ish-Drejtori "leksion" me turistët

Publikuar tek: kulture-art, më 15:07 26-09-2017 17 vjet nga krijimi i Parkut të Butrintit ish-Drejtori

17 vjet nga krijimi i Parkut të Butrintit si institucion, Ish-Drejtori Auron Tare ka zhvilluar një takim me vizitorët, ku është ndalur tek mënyrat e menaxhimit të deri tanishëm të qendrës së mbrojtur.

Parku Kombëtar i Butrintit është zona turistike më e vizituar në Jug dhe kjo duhet të shihet si mundësi për ta shtrirë edhe në zona të tjera të vendit. Ky ka qenë fokusi kryesor i takimit të drejtuar nga Tare.

Sakaq, ish-drejtori u ndal edhe tek mënyra e administrimit të deritanishëm, nëse është si duhet apo duhen bërë përmirësime të nevojshme. 

Butrinti është shpallur Monument Kulture në vitin 1948, ndërsa është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Fitues i konkursit për vettingarët shpallet Astrit Bllaca” SHKRIM DRITHËRUES
12 milion lekë investim, qeveria nxjerr këto kisha nga rreziku »
Article Logic
Execution time: 0.24929904937744
array(1) { ["section"]=> string(80) "17-vjet-nga-krijimi-i-parkut-te-butrintit-ish-drejtori-leksion-me-turistet-93740" }