18 mijë banorë të Mirditës pa ujë, Albina Deda: Pritëm një muaj

Publikuar tek: politike, më 12:16 13-03-2016 18 mijë banorë të Mirditës pa ujë, Albina Deda: Pritëm një muaj

18 mijë banorë të Mirditës nuk furnizohen me ujë të pishëm në çezmat e tyre. Shkak është bërë mospërmbyllja e projektit të Ujësjellësit të Bargjanës, i cili ishte premtuar nga qeveria që një muaj më parë. Për të parë nga afër gjendjen punimeve të lëna pezull në fshatin Prosek ishte deputetja Albina Deda e cila tha se asnjë ndryshim nuk ka ndodhur.

“Pritëm një muaj se do të ketë ujë në cezma, por asgjë nuk ka ndodhur edhe pse vetë kryeministri ka deklaruar se rrënjët i ka nga kjo zonë, Proseku”, u shpreh deputetja Deda e cila tha se as tubacionet nuk shkojnë tek familjet dhe pse kontratat janë lidhur që në fushatën e zgjedhjeve të kaluara lokale me vlerë të konsiderueshme.

Vetë banorët u shprehen se pusetat janë lënë të hapura, dhe tubat e ujit janë jashtë funksionimit. Ndërkohë që drejtoria e Ujësjellësit ka lidhur kontratat me banorët ata nuk marrin shërbimin që paguajnë. Mungesa e ujit u shkakton probleme të mëdha me bujqësinë dhe sjell shpenzime për jetesën e përditshme, u shprehën banorët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lulzim Basha në takimin e Partisë Popullore në Vienë, diskutim për situatën e Ballkanit Perëndimor
Vokshi në Prizren: Politikat e Edi Ramës kanë thelluar varfërinë në Shqipëri, rëndon mbi supet e grave »
Article Logic
Execution time: 0.0045628547668457
array(1) { ["section"]=> string(67) "18-mije-banore-te-mirdites-pa-uje-albina-deda-pritem-nje-muaj-34967" }