18 vite në SHBA, nëna shqiptare e 3 fëmijëve DEPORTOHET në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 20:01 17-05-2018 18 vite në SHBA, nëna shqiptare e 3 fëmijëve DEPORTOHET në Shqipëri Nëna e deportuar dhe tre fëmijët e saj

Pas një debati shumë të gjerë publik ku një nënë shqiptare pësoi komplikacione në zemër pas lajmit se do të deportohej në Shqipëri pas 18 vitesh, ka ardhur dhe lajmërimi i keq.

Sipas mediave të huaja, Cile Precetaj, 46 vjeç është deportuar mbrëmjen e të mërkurës drejt vendlindjes.

Precetaj ka jetuar në Miçigan të SHBA-ve për 18 vite rresht, ndërsa të tre fëmijët e saj kanë lindur atje. 46 vjeçarja u lajmërua për herë të parë në vitin 2013 se do të kthehej në Shqipëri, por një urdhër ekskluziv në vitin 2014 shfuqizoi të parin.

Cile Precetaj ishte e vetmja nga familja e saj, e cila nuk arriti të merrte nënshtetësinë amerikane, ndërsa në dosjen e saj nuk ekziston asnjë procedim penal.

Ende nuk dihet fati i fëmijëve të saj dhe bashkëshortit të cilët kanë qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bie nga shkallët, 2 vjeçarja në gjendje të rëndë
Në shtëpinë e Bertit të Abesë, 'Bashkëpunëtori X' pa punë dhe probleme me alkoolin »
Article Logic
Execution time: 0.016881942749023
array(1) { ["section"]=> string(73) "18-vite-ne-shba-nena-shqiptare-e-3-femijeve-deportohet-ne-shqiperi-121145" }