18 vjeçari braktis Kroacinë për Shqipërinë

Publikuar tek: sport, më 16:30 05-04-2015 18 vjeçari braktis Kroacinë për Shqipërinë

Elvir Maloku është vetëm 18 vjeç, por konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe në Kroaci. Aktualisht shqiptari me prejardhje nga Kosova, por i lindur dhe i rritur në Kroaci, është pjesë e Hajdukut të Splitit e këtë kampionat është aktivizuar në 11 ndeshje.

Maloku është grumbulluar rregullit nga Kombëtarja U-17 dhe U-19 e Kroacisë, megjithatë ai ka vendosur ta braktisë atë për Shqipërinë e Kosovën.

Gjatë një interviste për gazëtën kroate “Jutarnji List” 18 vjeçari ka deklaruar se nuk do të luaj më për Kroacinë, ndërsa shtoi se është duke pritur ftesë nga Shqipëria apo Kosova.

“Nuk luaj më për Kroacinë. Do të luaj për Shqipërinë apo Kosovën, duhet të pres të shoh nëse do të më thërrasin. Më herët më kanë thirrur nga Shqipëria, por klubi nuk më liroi, pasi kishim ndeshje. Tashmë do të pres që të më ftojnë prapë”, ka thënë Maloku, ndërsa e përditshmja kroate shkruante: “Dëmi mund të jetë edhe më i madh, për arsye se së bashku me Elvirin rrugën për Tiranë mund ta marrë edhe vëllai i tij më i ri, Trojanim 17-vjeçar, që është lojtar i Hajdukut, por aktualisht i huazuar në ligën e tretë. Por në Federatën e Futbollit të Kroacisë nuk brengosen shumë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goli ndaj Interit, Andi Lila është në qiellin e shtatë. Mancini kritikon Shaqirin
“Gazzetta dello Sport” për Lilën: Luftëtari i interesuar për futbollin, jo për paranë »
Article Logic
Execution time: 0.024616003036499
array(1) { ["section"]=> string(47) "18-vjecari-braktis-kroacine-per-shqiperine-7881" }