18 vjeçari shqiptar në skuadrën e parë të Man.City

Publikuar tek: sport, më 07:27 20-01-2015 18 vjeçari shqiptar në skuadrën e parë të Man.City

Celina ka spikatur me skuadrën U-21 të City-t duke u bërë një nga katër lojtarët e të rinjëve të këtij ekipi i cili mori ftesën nga tranjeri Pelegrini

 

18 vjeçari Bersant Celina shumë shpejt pritet të jetë ylli shqiptar i radhës në futbollin ndërkombëtar. Mesfushori që luan më të rinjtë e skuadrës angleze të Manchester City është grumbulluar së fundmi me ekipin e parë të këtij klubi nga tranjeri Manuel Pelegrini.

Celina është bërë pjesë e skuadrës së parë për minifazën përgatitore të janarit, e cila do të zhvillohet në Abu Dhabi, aty ku edhe City do të ketë përballje miqësore me skuadra të tjera.

Celina ka spikatur me skuadrën U-21 të City-t duke u bërë një nga katër lojtarët e të rinjëve të këtij ekipi i cili mori ftesën nga tranjeri Pelegrini.

18 vjeçari ka qenë i pranishëm për Kosovën në ndeshjen e parë që kjo përfaqësuese zhvilloi kundër Haitit, ndërsa sa i përket ftesës së FSHF, Celina nuk e ka refuzuar atë por ka preferuar të shtyjë marrjen e një vendimi për një kohë tjetër.

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Valencia refuzon ofertën për Otamendin
Milan/ Kriza nuk ndalet, shitet autobusi skuadrës »
Article Logic
Execution time: 0.019448041915894
array(1) { ["section"]=> string(54) "18-vjecari-shqiptar-ne-skuadren-e-pare-te-man-city-992" }