‘19 milion euro dëm për interesa të mafiozëve’, paralajmëron PD: Hetim të çdo prone publike të vjedhur

Publikuar tek: aktualitet, më 11:50 10-08-2018 ‘19 milion euro dëm për interesa të mafiozëve’, paralajmëron PD: Hetim të çdo prone publike të vjedhur Dhurata Cupi

Deputetja e PD,  Dhurata Çupi ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas saj po bën korrupsion me pronën publike “për interesat mafioze”.

Çupi u shpreh se buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm me pronën publike prej 19 milionë euro.

Deputetja demokrate u ndal edhe tek çështja e Teatrit, duke u shprehur se të paktën 2100 metra katrorë tokë publike dhe e Bashkisë së Tiranës i falet një privati.

“Rasti më flagrant i korrupsionit me pronën publike është ai i Qendrës Historike të Tiranës, ku të paktën 2100 metra katrorë tokë publike dhe e Bashkisë së Tiranës i falet një privati, që të pastrojë paratë e kryeministrit duke ndërtuar kulla, në kundërshtim me Kushtetutën dhe në mohim të kompetencave të Këshillit Bashkiak për tjetërsimin e pronës”, tha Çupi.

Sipas saj  PD është e angazhuar për të kryer një hetim dhe analizë të plotë të çdo prone publike të vjedhur e grabitur këto 5 vite.

Deklarata e plotë:

Kontrolli i Lartë i Shtetit raportoi se fundmi se vitin e shkuar qeveria e Edi Ramës i shkaktoi shtetit dhe shqiptarëve një dëm prej 923 milionë eurosh.

Përveç abuzimit skandaloz me koncesionet, një nga rekordet e kësaj qeverie është korrupsioni me pronën publike.

Me një dëm prej 19 milionë eurosh, qeveria e Edi Ramës është sjellë si pushtuese me pronën publike, duke e dhënë atë apo tjetërsuar sipas interesave të saj mafioze, korruptive dhe klienteliste.

Kur erdhi në pushtet 5 vjet më parë, kjo qeveri gjeti inventarin e çdo prone publike të Republikës së Shqipërisë, në nivel qendror dhe lokal.  Por, në vend që ky inventar të shërbente për të mirën publike për të gjeneruar të ardhura apo për t’u përdorur si fond kompensimi për pronarët, pronat publike janë përdorur për të pasuruar miqtë dhe klientët e Edi Ramës. Dikujt i është dhënë me koncension, dikujt tjetër me qera 90 vite.

Rasti më flagrant i korrupsionit me pronën publike është ai i Qendrës Historike të Tiranës, ku të paktën 2100 metra katrorë tokë publike dhe e Bashkisë së Tiranës i falet një privati, që të pastrojë paratë e kryeministrit duke ndërtuar kulla, në kundërshtim me Kushtetutën dhe në mohim të kompetencave të Këshillit Bashkiak për tjetërsimin e pronës.

Për vitin 2017 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në prokurori kallëzime penale për 129 persona në pushtetin qëndror dhe lokal, por, fatkeqësisht, nga prokuroria nuk ka asnjë raportim sa nga zyrtarët e qeverisë ka çuar para gjykatës për shpërdorim detyre dhe abuzim me pronat, duke i tjetërsuar ato në shkelje të ligjit, pa transparencë dhe pa garë të drejtë e të barabartë:

Partia Demokratike është e angazhuar për të kryer një hetim dhe analizë të plotë të çdo prone publike të vjedhur e grabitur këto 5 vite.

Askush nuk do të gëzojë një pronë publike të marrë me korrupsion, në kundërshtim me ligjin.

Ne angazhohemi për të krijuar një regjistër të plotë elektronik të pronës publike që do të vihet në shërbim të kompensimit të pronarëve të ligjshëm dhe në shërbim të së mirës publike.

​ 

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E RËNDË, lahej në lumë me shokët, mbytet 14 vjeçari
Tjetër viktimë në plazh, mbytet gruaja, ambulanca me vonesë në vendngjarje »
Article Logic
Execution time: 0.27121686935425
array(1) { ["section"]=> string(105) "19-milion-euro-dem-per-interesa-te-mafiozeve-paralajmeron-pd-hetim-te-cdo-prone-publike-te-vjedhur-130691" }