19 vjeçari shqiptar në 11-tëshen më të mirë në Kroaci

Publikuar tek: sport, më 19:57 11-04-2016 19 vjeçari shqiptar në 11-tëshen më të mirë në Kroaci

Endri Çekiçi shënoi golin e dytë në fitoren  2–0 që Lokomotiva e Zagrebit arriti këtë javë në shtëpi me Slaven Belupon ndërkohë që paraqitja e tij është vlerësuar mjaft pozitivish duke u përfshirë në formacionin e javës në kampionatin kroat.

Mesfushori i Shpresave hyri në fushën e blertë vetëm në minutën e 62, teksa zuri vendin e një tjetër shqiptari, Eros Grezdës, dhe në minutën e 80-të vulosi fitoren e skuadrës së tij me golin e shënuar, shkruan Sportal.

Paraqitja e Çekiçit në ato 30 minuta ka qenë bindëse, dhe faqja zyrtare e kampionatit e ka përshirë atë në 11-tëshen më të mirë.

19 vjeçari u huazua në janar nga Dinamo të Lokomotiva e Zagrebit ku ka shënuar dy gola dhe  është aktivizuar në 6 ndeshje, por vetëm një herë e ka nisur si titullar.

cekici_top11.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Delegacioni i FIFA-s dhe UEFA-s viziton Kosovën
“Më fyen gruan dhe kombin”, boksieri shqiptar i kafshon veshin në ring serbit »
Article Logic
Execution time: 0.020570039749146
array(1) { ["section"]=> string(59) "19-vjecari-shqiptar-ne-11-teshen-me-te-mire-ne-kroaci-37424" }