2 vjet pa Anita Taken, ikonën e muzikës së lehtë shqiptare

Publikuar tek: kulture-art, më 11:11 12-01-2019 2 vjet pa Anita Taken, ikonën e muzikës së lehtë shqiptare Anita Take

Sot është 2-vjetori i ndarjes nga jeta të ikonës së muzikës së lehtë shqiptare, Anita Take.

Artistja u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare më 12 janar 2017.

E lindur në një familje që nuk merrej me muzikë, por që ishin shumë dashamirës dhe pasionantë ndaj saj, Anita Take do t’i jepte familjes së saj, atë që nuk ua kishte dhënë asnjë fëmijë dhe profesion tjetër. Por, krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër të bardhë në jetë, sepse u njoh dhe lidhi jetën e përjetshme me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani. Anita la pas djalin e saj, gjithashtu muzikant i njohur, Kujtim Prodanin i cili edhe sot jeton me dhimbjen për humbjen e nënës së tij.

Take u ngjit në skenë rreth 50 vjet më parë, por akoma vazhdon të kujtohet me nostalgji nga të gjithë ata që e kanë njohur, pasi me talentin e saj ajo është ngulitur thellë në kujtesën e shqiptarëve dhe shumë këngë të saj do vazhdojnë të këndohen ndër breza.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055878162384033
array(1) { ["section"]=> string(64) "2-vjet-pa-anita-taken-ikonen-e-muzikes-se-lehte-shqiptare-148472" }