20 ilustrime satirike që tregojnë realitetin e zymtë të shoqërise moderne

Publikuar tek: aktualitet, më 09:58 12-07-2018 20 ilustrime satirike që tregojnë realitetin e zymtë të shoqërise moderne

Bota jonë është një vend i zymtë. Qëniet njerëzore po humbin ngadalë konceptin e humanitetit ku gjithçka përcaktohet në terma paraje, statusi social, pëlqime në rrjete sociale dhe komercializëm.

 

Jetët tona po komercializohen si një garë në varësi të konsumizmit duke shpërfillur plotësisht dhembshurinë, përulësinë dhe keqardhjen pasi në ditët e sotme bëhet fjalë për një botë mbijetese të ngjashme me ligjet e xhunglës ku secili mendon për vete. Për ta përshkruar më së miri një situatë të tillë në mënyrë satirike, hidhini një sy këtyre imazheve që përmbledhin situatën ku gjendemi.

1 NE I MBYSIM OQEANET TONA

Disa shekuj më parë nuk do të na nevojiteshin marrëveshjet dhe zhvendosjet për të parandaluar ndotjen bregdetare, por në një kohë të shpejtë teknologjia e avancaur dhe qëndrimi injorues i njeriut i ka mbytur detet dhe jetën ujore.

11.png

                             Shekulli 19                                                            Shekulli 21

2 KË PO MASHTROJMË NE?

Është e lehtë të hyjmë fshehurazi brenda kopshtit të dikujt duke mos ditur që ky veprim do të na kthehet mbrapsht. Tashmë e dimë përse toka po flaket tej.

2.png

3 HIQNI DORË NGA PLANET TUAJA

Ndërsa një projekt mund të ketë nevojë për një plan, jeta në përgjithësi nuk duhet të jetë gjithmonë robotike. Gëzojuni spontanitetit të jetës.

33.png

4 TË PAKTËN TEKNOLOGJIA I PËRMIRËSON GJËRAT

Por harrojini ditët kur bënit gallatë në klasë

44.png

5 KUSH ËSHTË SHEFI

Ka një dallim mes liderit dhe shefit siç mund ta shihni nga imazhi. Lideri udhëheq në terren.

5.png

6 BOLL ME ANKESA DHE ME FAJËSIME

Ka shumë njerëz që e shfrytëzojnë jetën si një lojë për të fajësuar të tjerët dhe ata që besojnë tek i gjithpushtetshmi e akuzojnë atë se nuk po i nxjerr nga telashet.

6.png

7 TË PASURIT PO PASUROHEN EDHE MË

Dallimi mes të pasurve dhe të varfërve në shumë vende nuk i lejon njerëzit as edhe të ëndërrojnë.

7.PNG

8 TEKNOLOGJIA PO VRET DISA ZAKONE TË MIRA

Ditët e librit dhe penës po shuhen ngadalë por në mënyrë të sigurt. Në ditët tona bëhet fjalë për iPad, tabletë dhe kompjutera ku procesorët word po e bëjnë nevojën për të shkruar të panevojshme.

8.PNG

9 NJERËZIT E PASUR

Është e çuditshme deri në çfarë pike ka arritur bota jonë. Ka njerëz që janë tmerrësisht të pasur dhe që notojnë në para. Edhe pas donacioneve të mëdha, ata do t’i kenë ende kasafortat plot, ndërsa të varfërit nuk do të kenë asgjë. Burimet e tokës tashmë shitet për premium.

9.PNG

10 NE ZGJEDHIM ETIKETIME QË NA PËRCAKTOJMË KUSH JEMI

Ne preferojmë të shpenzojmë miliona për pëlqime në rrjetet sociale që përcaktojnë statusin tonë. Të flasim seriozisht, kujt i bëhet vonë nëse ti vishesh me Versace apo me veshje nga një qendër tregtare? Arsyeja është statusi!! Siç u tha, pëlqimet në rrjetet sociale përcaktojnë kush jemi.

10.PNG

11 MEDIA SOCIALE

Sot, përdorimi i teknologjisë, medias sociale dhe nevoja për vëmendje dhe dramacitet është bërë kaq predominuese saqë ne më mirë do të fotografonim dikë duke dhënë shpirt sesa ta ndihmonim atë. Paparacët ekzistojnë për shkak të kërkesës për situata të tilla.

122.PNG

12 NUK BËJMË DOT PA TEKNOLOGJINË

E kuptuat?? Ashtu si një qen vrapon për të kapur topin. Po ai qen do të na bënte ne të vraponim nëse do të dinte të përdorte celularin.

13.PNG

13 KUR QËNIET NJERËZORE DEGRADOJNË

Megjithëse ishte një kohë ku aparteidi dhe skllavëria ekzistonin, pavarësisht se ato janë zhdukur sa të ndryshëm jemi ne sot kur vjen puna te racizmi dhe krimet kundër njeriut.

14.PNG

14 ÇFARË PËRJETOJNË PRINDËRIT?

Sa herë që të vjen të shash mamanë apo babanë tënd, apo madje t’i lëndosh ata hidhi një sy kësaj fotograie. Prindërit vuajnë shumë për të planifikuar një të ardhme për fëmijët e tyre.

16.PNG

15 SA KUPTIMPLOTE

Epo! Pikërisht siç thonë se burrat nuk janë shumë të mirë në trajtimin e grave të tyre kjo gjë mund të vlejë edhe për gratë.

177.PNG

16 KUJTOJENI ATË KOHË

Kujtojeni atë kohë kur babai dhe nëna ju mbante përdore sepse nuk arrinit të ecnit. Do të vijë një kohë që do t’ju duhet t’i kapni ju përdore.

18.PNG

17 RRUGËTIMI QË PËRSHKON BOTA

Këto imazhe përmbledhin botën e politikës dhe qeveritë botërore.

19.PNG

18 MUNDIMI PËR PERFEKSION MUND TË ÇOJË NË RRËNIM

Ka shumë fëmijë që gjenden nën presion për të shkëlqyer në jetë. Prindërit në shumë vende imponojnëpritshmëri të tepruara ndaj fëmijëve të tyre që sfiliten nga zgjedhjet dhe preferencat personale. Për më tepër akoma, në një përpjekje personale për të arritur majat, shumë nga ata përfundojnë të rrëzuar në një hendek.

19 FËMIJËVE NUK U LEJOHET TË JENË MË FËMIJË

Ky imazh me të drejtë përmbledh atë që po ndodh në shumë vende, veçanërisht në Lindjen e Mesme ku urrejtja është kultivuar dhe mbillet që në moshë të re.

11fgte4tfg.PNG

20 BAMIRËSIA FILLON NGA MEDIA SOCIALE

Po, sa e vërtetë, në ditët e sotme media sociale na ka përvetësuar deri në atë pikë sa ne dëshirojmë ti impresionojmë të tjerët duke simuluar akte bamirësie.

 

11fgte4tfg.PNG

(www.AvokatIm.com)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E RËNDË, Vdes turisti italian 12 vjeç në Sarandë
Burgoset për 21 muaj, shqiptari fiton betejën me drejtësinë në Itali, ja shpërblimi që do marrë (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.015835046768188
array(1) { ["section"]=> string(80) "20-ilustrime-satirike-qe-tregojne-realitetin-e-zymte-te-shoqerise-moderne-127637" }