20 sipërmarrje shqiptare në panairin e Ningbos në Kinë (Produktet që u promovuan)

Publikuar tek: ekonomi, më 14:26 10-06-2016 20 sipërmarrje shqiptare në panairin e Ningbos në Kinë (Produktet që u promovuan)

Panairi i dytë i Investimeve dhe Tregtisë të vendeve në Nismën 16+1,në qytetinNingbo,u vizitua nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi.

Shqipëria u përfaqësua me njëzet sipërmarrje të prodhimeve agro-ushqimore, duke synuar promovimin e produkteve kombëtare si:vaji i ullirit, mjalti, bimët medicinale, vera, birra, uji natyral dhe prodhimet e brumit.

Pavijoni shqiptar tërhoqi vëmendjen e konsumatorëve dhe medias kineze.

Ndërsa,Televizioni Ningbo TV zhvilloi një intervistë me Ministren Ekonomi,ku u pyet për bashkëpunimin tregtar me Kinën dhe produktet shqiptare të reklamuara në këtë panair.

“Synimi i qeverisë shqiptare është intensifikimiitregtisë me Kinën dhe vijimiipromovimit të turizmit shqiptar për qytetarët e Kinës, të cilët,vitet e fundit,kanë shfaqur interes për të vizituar Shqipërinë”, -tha Ministrja Ekonomi gjatë intervistës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023292064666748
array(1) { ["section"]=> string(85) "20-sipermarrje-shqiptare-ne-panairin-e-ningbos-ne-kine-produktet-qe-u-promovuan-43086" }