20 vjeçari akuzon Noizyn për show me jetimët, por ja çfarë thonë brenda shtëpisë së “Zyber Hallullit”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:51 01-08-2016 20 vjeçari akuzon Noizyn për show me jetimët, por ja çfarë thonë brenda shtëpisë së “Zyber Hallullit”

Marsel Qeleshi është bërë shpesh i njohur për keq në rrjetet sociale dhe media, si në rastin kur qëlloi me gurë autobusin e Kombëtares së Serbisë në Tiranë, apo kur inskenoi një video duke përdorur kushëririn e tij, me qëllim që të sulmonte stafin e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallullit”, pasi u largua nga ai institucion.

20 vjeçari është rikthyer sërish me një mesazh në faqen “Jeta Osh Qef”, duke akuzuar reperin Noizy se bën show me fëmijët jetim.

“Ai vjen i mashtron fëmijët me 2-3 çokollata dhe nga 1 got koka kola dhe bën foto pastaj i shpërndan në instagram dhe bën gjasëm sikur i do fëmijët”, shprehet Qeleshi.

Newsbomb.al kontaktoi me stafin e “Zyber Hallullit” për këtë akuzë të “përdorimit të fëmijëve”, siç 20 vjeçari pretendon, të cilët e hodhën poshtë duke deklaruar se këto pretendime janë totalisht të pavërteta dhe dashakeqëse.

“Fëmijët e duan shumë Noizyn dhe me të vërtetë ai u dedikon shumë kohë dhe emocione. I fton falas në performancat e tij, sigurisht kur ato janë brenda orarit dhe ambienteve të lejuara për fëmijët. Madje, Noizy flet në telefon në praninë tonë, me ata fëmijë që kanë qenë pjesë e “Zyber Hallullit”, por që tashmë janë birësuar”, thanë për newsbomb.al nga stafi i këtij institucioni.

Për të sqaruar më mirë se Marsel Qeleshi nuk ka se si të jetë në dijeni të situatës brenda shtëpisë, nga stafi shprehen se ai ka qëndruar vetëm një vit në këtë institucion, madje fëmijët dhe stafi i “Zyber Hallullit” kanë urdhër mbrojtje nga 20 vjeçari, për shkak se ai hynte brenda institucionit dhe prishte qetësinë pasi ishte larguar prej andej, për shkak të moshës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04695987701416
array(1) { ["section"]=> string(104) "20-vjecari-akuzon-noizyn-per-show-me-jetimet-por-ja-cfare-thone-brenda-shtepise-se-zyber-hallullit-48398" }