20 vjet pa Azem Shkrelin

Publikuar tek: kulture-art, më 13:54 22-05-2017 20 vjet pa Azem Shkrelin

Nga Flutura Açka

Ishte mesi i majit, panairi i Librit Gjenevë, 1997. Ai u ul te stenda e librave dhe unë iu luta t'i bëja një foto. "Bëje bukur, se do të mërzitem po më nxorre keq", dhe qeshi. Unë bëra foton. Pak ditë më vonë, ai iku. Bëji të fala të gjithe miqve në Shqipëri, kushedi kur shihemi! Dhe iku përgjithmonë dhe unë vazhdoj ta quaj Poeti, siç e thërrisja atëherë: Poet. Në kujtimet e mia kanë mbetur shumë shenja të një njeriu të dashur, të një poeti të madh, të një stilisti mjeshtëror, por dy gjëra me trondisin sa herë i kujtoj: Portreti i tij i fundit në kujtesën dhe arkivën time dhe Atdhedashuria e tij. E para mund të humbë në arkiven time, por e dyta është e pashlyeshme. Kur shoh se si politika e tërheq zharg fatin e shqiptarëve andej e këtej kufirit, e ndiej se si Poeti është i paqetë. Fli, baca Azem, këta janë të pandreqshëm!

Poeti

Azem Shkrelit

Ti ike 
se dhembja të fiku si atdheu
i dheut të atit e birit e shpirtit të shenjtë* 
çdo ditë fiket.

Tani rruazat e plagëve 
ia numëroj vetëm.

Maj 1997

* varg i poetit Azem Shkreli
Shkëputur nga vëllimi "Kurth' i diellit", 2001

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana 7 ditë në festë, kush janë artsitët që do të “ndezin” skenën
Van Damme në rolin e shqiptarit, kërkon të marrë hak kundër serbëve për vrasjen e babait »
Article Logic
Execution time: 0.017768144607544
array(1) { ["section"]=> string(30) "20-vjet-pa-azem-shkrelin-79529" }