2014, abuzimet vazhduan me prokurimet, në krye tenderi Levan Tepelenë, Universiteti Tiranës e Bashkia Durrës

Publikuar tek: ekonomi, më 13:15 02-11-2015 2014, abuzimet vazhduan me prokurimet, në krye tenderi Levan Tepelenë, Universiteti Tiranës e Bashkia Durrës Foto ilustruese

Tenderi i rrugës Levan-Tepelenë, dhe bashkia Durrës kryesojnë dëmin ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga prokurimet publike për vitin 2014. Të dhënat u nxorrën sot nga Open Data Albania, që ka marrë në shqyrtim gjithë raportet e Kontrollit të Lartë të shtetit, për dëmin e shkaktuar nga institucionet në sektorë të ndryshëm publikë. 

Dëmi llogaritet si pasojë e abuzimeve në llogaritjen e vlerës së kontratës, pranimin e ofertave, shqyrtimin e ofertave në konkurrim etj.

Prokurorimet sipas Open Data Albania vazhdojnë të shkaktojnë dëm të lartë ekonomik. Auditimi në vitin 2013 evidentoi 354 milionë lekë dëm në sektorin e prokurimeve, 90 milionë lekë më pak se në 2012.

tabela demi

Por viti 2014 prezantohet gati me 2-fishim të dëmit të raportuar në sektorin e prokurimeve. 678 milionë lekë të vlerësuara si shkelje ligjshmërie me efekte financiare, ku bien në sy dëmi në “Projekti i rrugës Levan-Tepelenë” me 104.7 milionë lekë, komuna Golem, Kavajë me 78.8 milionë lekë, Bashkia Vlorë me 71.9 milionë lekë.

Ky projekt dhe këto 2 insitucione kanë shkaktuar 30% të gjithë dëmit në prokurime. Në vitin 2014 tërheq vëmendjen niveli i lartë i dëmit në pushtetin lokal. Mund të përmenden komuna Fshat Tropojë me 20 milionë, komuna Shënkoll, Lezhë me 14.4 milionë, komuna Rremas, Lushnje me 14.83 milionë, komuna Voskopojë, Korçë me 14.88 milionë apo edhe bashki si Elbasani me 29.9 milionë apo Prrenjasi me 19.5 milionë.

Institucionet me dëm më të lartë janë edhe Universiteti I Tiranës me 82.9 milionë lekë, bashkia Durrës me 57.2 milionë lekë, bashkia Kavajë me 20.9 milionë lekë, bashkia Tiranë me 19.1 milionë lekë, projekti Bypass Durrës me 18.96 milionë lekë dhe komuna Gjinar Elbasan me 11.8 milionë lekë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065968036651611
array(1) { ["section"]=> string(111) "2014-abuzimet-vazhduan-me-prokurimet-ne-krye-tenderi-levan-tepelene-universiteti-tiranes-e-bashkia-durres-24486" }