Tahiri bën bilancin e punës së Policisë, kujton edhe paditë penale ndaj Bashës, Burgajt, Kuliçajt për 21 Janarin

Publikuar tek: politike, më 12:53 05-01-2016 Tahiri bën bilancin e punës së Policisë, kujton edhe paditë penale ndaj Bashës, Burgajt, Kuliçajt për 21 Janarin

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka bërë sot në një konferencë për shtyp bilancin e 2015 për punën e policisë. Ai e konsideroi pa frikë, një ‘’vit suksesi’’. Teksa Tahiri bëri bilancin e Policisë së Shtetit, kujtoi edhe paditë penale ndaj Bashës, Burgajt, Kuliçajt për 21 Janarin.

“Padi penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Bashës dhe Zef Frroku për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim dokumente për ngjarjet e 21 janarit 2011.

Ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm Hysni Burgaj për shpërdorim detyre për mosekzekutim në kohë të urdhrave të ndalimit. Vonesa çoi në manipulimin e provave. Çështja ende në hetim.

Ndaj Agron Kuliçajt për shpërdorim detyre për mosekzekutim të ndalimit të 6 punonjësve të Gardës, përfshi Ndrea Prendin. Kjo çështje në hetim në Prokurori të Përgjithshme.

Padi ndaj Bashkim Shehut, ish-drejtor i Shërbimit të Brendshëm, ende nën hetim, ndaj ish-drejtorit të prokurimeve për tenderin e kamerave, ende në gjykim”, tha Tahiri.

Ja edhe shifrat që bëri publike Tahiri për punën e policisë në 2015:

"Jam këtu për të ndarë rezultatet kryesore të 2015 që mund të konsiderohet vit suksesi për gjithçka që kemi arritur bashkë me qytetarët.

Nga njëra anë janë shifra që tregojnë rezultatet e suksesshme të punës së policisë nga ana tjetër një detyrim i shtuar për të ruajtur të njëjtën tendencë, volum dhe cilësi pune për t’u shërbyer qytetarëve me të njëjtën transparencë dhe në kohë.

Gjatë 2015, policia ka zhvilluar mbi 4450 takime sensibilizuese me komunitetin.

Numri i telefonatave te ''129'' është mbi 194 mijë, mbi 500 telefona të qytetarëve në ditë, kjo tregon besimin e qytetarëve te policia e shtetit, ndajnë çdo shqetësim, për ngjarje shqetësuese, apo degradon në ngjarje kriminale. Pavarësisht se një numër telefonatash nuk i shërben punës së policisë, policia i është përgjigjur.

Policia ka shtuar kapacitetin reagues dhe parandalues.

Janë 35 mijë qytetarë që sot përdorin Komisiariatin Dixhital dhe janë 35 mijë raportime, 35 mijë qytetarë kanë ndarë informacion me policinë e shtetit.

Nëpërmjet Komisariatit Dixhital janë parandaluar edhe vrasje. Një instrument efektiv. Për të kërkuar ndihmë sa herë bëhen dëshmitarë të një ngjarje shqetësuese, apo kriminale. Të gjitha këto shifra tregojnë besimin e shtuar te Policia e Shtetit.

Shërbimi është në kohë falë luftës kundër korrupsionit brenda policisë: afro 1 mijë punonjës policie të proceduar, 243 në procedim penal dhe 790 procedim disiplinor.

Gjej rastet të falenderoj mediat për denoncimet që kanë bërë, duhet thënë shumë fortë që mënyra e vetme për të luftuar korrupsionin fillon më së pari nga vënia e Policisë së Shtetit në shinat e ligjit.

Prioritet lufta kundër punonjësve të policisë kur nuk ushtrojnë detyrën, lufta kundër informalitetit, paligjshmërisë dhe kriminalitetit në shoqëri.

Ky është viti i parë ku numri i vrasjeve është gjysma e çdo viti të marrë veçmas në 25 vitet e fundit. Janë evidentuar gjatë 2015, 54 vrasje. Numrin më të ulët. Nga njëra anë është tregues i punës pozitive, nga ana tjetër detyrim për të ruajtur këtë tendencë suksesi.

Sa u takon motiveve duhet analizë e thelluar. Mbi 70% të motiveve, janë motive që kërkojnë trajtesë të thelluar në origjinën e konfliktit dhe zgjidhje të çështjeve që trashëgohen gjatë 25 viteve në kurriz të shoqërisë dhe prodhojnë konflikte.

39% janë për motive të dobëta. Ndërkohë që 31% janë brenda familjes, do të thotë familja në kuptimin e ngushtë por edhe akoma më gjerë, lidhje farefisnore në gradën e dytë dhe të tretë, motive të ndryshme, por për sa kohë ndodh brenda, klasifikohet si brenda familjes.

8% nga pakujdesia. 3% pronësie 14% për motive ende të panjohura, vazhdojnë ende hetimet.

Vitin e kaluar vetëm 1 ishte vrasje, brenda urdhrit të mbrojtejs, pas 48 orëve që u vu në zbatim. Janë ulur me 10% plagosjet e rënda dhe me 20% të lehtat.

Në 2014,  19 milionë euro asete të sekuestruara, në 2015 janë 31 milionë euro asetet kriminale të sekuestruara me referim të policisë së shtetit pa përfshirë këtu referime të tjera.

11461 persona të arrestuar, 6098 ''arrest me burg'', 899 ''arrest në shtëpi'', 4237 ''detyrim paraqitje'' dhe 227 lirim me urdhër të prokurorit. Mbi 30 mijë vepra penale të trajtuara, persona të kapur janë 19% më shumë krahasuar me 2014, ose  2747 persona.

Në krime kundër pronës janë 35% më pak krahasuar me 2013, 13.4% vrasje me armë, 33.7% më pak shkatërrim prone me eksploziv, 0 raste të humbjes së jetës me eksploziv. Në 2015 janë 0 rastet e vrasjes për motive gjakmarrje.

24.5% vepra penale të evidentuara për korrupsion. Janë 182 autorë të proceduar më shumë dhe 71 të arrestuar më shumë në 2015, krahasuar me 2014.

Këtë vit është kultivuar 8 herë më pak bimë narkotike, 99.6% e sipërfaqes së raportuar të kulitivuar. Janë 620 raste më shumë me 319 autorë të proceduar penalisht më shumë krahasuar me vitin 2014. Sa u takon partenerëve, janë mbi 12 mijë informacione të shkëmbyera, përfshirë INTERPOL dhe EUROPOL, mbi 16 operacione të përbashkëta.

1614 ndërtime pa leje të evidentuar, 818 raste të prerjes së pyjeve, 824 vepra penale në kuadër të luftës mbi informalitetin në ekonomi.

Ka rritje të numrit të aksidenteve, 4.5%, Viktimat rritje në numër absolut por krahasimisht më pak të plagosur dhe viktima për numër banorësh dhe makinash. 1892 drejtues mjeti të arrestuar nga policia për përdorim alkooli dhe pa patentë.

Mbi gjysma e qytetarëve që kanë humbur jetën në aksidente rrugore, në aksidente të mjetit me qytetarin: për shkak të kalimimit i rrugës, apo pakujdesi e drejtuesve. Shumica, pakujdesi e qytetarëve në rrugë, si në autostrada."

 

LEXO EDHE: TAHIRI KOMENTON DOREZIMIN E DUSHAJT: QOFSHIN DOREZOHEN VETE, QOFSHIN KAPEN NGA POLICIA E KU KA ME MIRE?!

{gallery}bilanc{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Qytetari denoncon Ramën e Bolinon, si u bë vjedhja me tenderin e dekoderave
Tahiri komenton dorëzimin e Esat Dushajt: ‘’Qofshin dorëzohen vetë, qofshin kapen nga policia, e ku ka më mirë?!’’ »
Article Logic
Execution time: 0.018380880355835
array(1) { ["section"]=> string(25) "2016-01-05-12-12-00-29196" }