Spektakël, teatër dhe cirk për të gjithë... 50 artistë “ndezin” sonte Pazarin e Ri artistë

Publikuar tek: kulture-art, më 11:43 08-04-2017 Spektakël, teatër dhe cirk për të gjithë... 50 artistë “ndezin” sonte Pazarin e Ri   artistë

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, mbi 50 artistë do të performojnë sot në Pazarin e Ri të Tiranës duke i dhënë kësaj hapësire një dimension jo vetëm si një qendër e re tregtare, por edhe argëtimi dhe relaksimi për të gjitha grupmoshat.

“Je në Tira️në?!Ç'do bësh sot në darkë? Merr familjen/miqtë dhe bashkohu me dritat N'pazar. Mbi 50 artistë, shumë muzikë, artizanë, sport, cirk, teatër dhe shumë e shumë energji pozitive”, shkruan në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj.

Nga ora 18:00, qytetarët do të mund që të ndjekin artistët teksa performojnë muzikë qytetare dhe jazz, ndërsa më të rinjtë, do të mund të ndjekin grupe të ndryshme teksa luajnë Funky, Hip Pop.

Organizatorët i kanë dedikuar një vend të posaçëm të gjithë atyre që janë të apasionuar pas poezisë, ndërsa do të mund të ndjekin edhe një shfaqje teatri. Për të vegjlit është menduar që të ketë numra të shumtë cirku si dhe aktivitete sportive.

Nuk mungon edhe panairi i artizanatit, që synon të mbështesë dhe të nxisë artizanët në ruajtjen e vlerave tradicionale.

 

17795961_10155219243906926_6952242268728904940_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çmimi “Letërsia Shqipe”, Kosova për Kadarenë: “Udhëheqës shpirtëror”
Transmetimi i filmave të komunizmit në ekranet shqiptare? Këtë reagim të Ismail Kadaresë ndoshta s'e kishit pritur.... »
Article Logic
Execution time: 0.020025014877319
array(1) { ["section"]=> string(25) "2017-04-08-10-45-07-74509" }