21 fotot më të mira 2014/ Vendi i parë, dy djem homoseksualë në Rusi

Publikuar tek: kulture-art, më 10:58 14-02-2015 21 fotot më të mira 2014/ Vendi i parë, dy djem homoseksualë në Rusi Dy homoseksualë në Rusi

Shpallen fotot më të mira për vitin 2014. Vendin e parë e ka marrë fotoja realizuar me një çift gay në Rusi, Jon 21 vjeç dhe Alex 25 vjeç. Më pas renditen momentet e manifestimit në Turqi dhe rrobat e tre studenteve të zhdukura në Nigeri. 

1.

Shën Peterburg Rusi, 18 maj 2014. Jon 21 vjeç dhe Alex 25 vjeç janë një çift Gay. Në Rusi jeta e personave të LGBT është e vështirë për shkak të diskriminimit, krime të lidhura me urrejtjen dhe sulmet e grupeve konservatore e nacionaliste. Kjo shkrepje e Mads Nissen, 35 vjeç ka fituar çmimin e parë në Ëorld Press Photo, zhvilluar në Amsterdam. Nissen punon për Time, Neësëeek, Spiegel dhe Stern (AP foto)

2.

Stamboll Turqi, 12 mars 2014. Një grua e re në përleshjet mes policisë dhe manifestuesve pas funeralit të Berkin Elvan, një djalë 15 vjeç i vrarë nga policia. Kjo shkrepje është e Bulent Kilic për France Presse dhe ka fituar çmimin e parë për kategorinë “1st Prize Singles”(Ap Photo)

3.

Abuka, Nigeri 13 maj 2014. Rrobat e tre studenteve të zhdukura. Në Nigeri Boko Haram rrëmbeu 300 vajza në 14 prill 2014. Kjo shkrepje e Glenna Gordon ka fituar çmimin e dytë për kategorinë “General Neës”(Ap Photo)

4.

Deti mesdhetar, Itali, 7 korrik 2014. Një barkë me emigrant e kapur nga Marina Italiane 20 milje në very të Libisë në kuadër të operacionit “Mare Nostrum”. Fotografia është e fotografit Italian Massimo Sestini (Ap photo)

5.

Yumurtalik, kufiri ndërmjet Turqisë dhe Sirisë, ku militantët e ISIS janë afër një karvani. Shkrepja e Bulent Kilic për France Press ka fituar çmimin e tretë në kategorinë Spot Neës.

6.

Dontesk, Ukrainë, 26 gusht 2014. Tavolina e një guzhine të bombarduar. Shkrepja është e fotografit ukrainas Sergei Ilnitsky për European Press Photo dhe ka fituar çmimin e parë në kategorinë General News, (Ap Photo)

7.

Freetown, Sierra Leone, 23 nëntor 2014. Personeli mjeksor bllokon një burrë të sëmurë me Ebola, që ka tentuar të ikë nga qendra shëndetësore ku ishte mbajtur në izolim. Fotografia është e Pete Muller dhe ka fituar çmimin e parë në kategorinë General Neës Stories (Ap Photo)

8.

Ukrainë, Kiev, 20 shkurt 2014, një prift ortodoks i bllokuar në një barrikadë. Shkrepja është e fotografit francez Jerome Sessini dhe ka fituar çmimin e dytë për kategorinë Spot Neës Stories (AP)

9.

Nour- Mazandaran, Iran, 15 prill 2014, nëna e një viktime, një djalë 17 vjeç i vrarë në një grindje, duke qëlluar me shpulla të dënuarin me vdekje për vrasjen e djalit dhe e shpëton duke e falur. Në Iran aplikimi i dënimit të ashpër të hakmarrjes, një nga konceptet e jurisprudencës islamike, i lejon një familjari të viktimës të marrë pjesë në ekzekutim, duke shpjeguar nga karrigia në të cilën Balal është mbështetetur. Megjithatë, sipas Guardian, duke nisur nga foto e shkrepur nga Arash Khamooshi, nga agjencia zyrtare Isna, nëna e Abdollah Hosseinzadeh është afruar te i dënuari, e ka qëlluar me shpulla dhe ka deklaruar se donte ta falte vrasësin e djalit. Babai i viktimës, shkoi ti hiqte litarin nga koka e Balal. Kjo shkrepje ka fituar çmimin e tretë në kategorinë Spot Neës Stories.

10.

Hollandë, Breda, Koninklijke Militaire Academie, 18 dhjetor 2013. Një kadete në akademinë ushtarake më të rëndësishme në evropë. Shkrepja është e fotografit Italian Paolo Verzone për agjencinë Vu (AP photo)

11.

San Francisko Kaliforni, 1993. Julie, 18 vjeç në hollin e hotel Ambasador, me vajzën e vet tetë muajshe. Julie jetonte me Jack që i ka transmetuar SIDA-n. Shkrepja është e Darcy Padilla për agjencinë Vu dhe ka fituar çmimin e parë në kategorinë Long Term Projects Stories (AP Photo)

12.

Yiwu, Kinë, 6 dhjetor 2014, një djalë 19 vjeç me një kapele të plakut të viti të Ri në një fabrikë dekorimesh festash. Shkrepja është e Ronghui Chen për City Express dhe ka fituar çmimin e dytë në kategorinë Contemporary Issues (Ap Photo).

13.

Australia, Moree, Neë South Ëales, 18 maj 2014. Laurinda mbulon fytyrën me fundin e saj në stacionin e autobusit për në shkollë. Eshtë një ndër femijet e diskriminuar  sepse bëjnë pjesë në komunitetin e pafavorizuar. Shkrepja ështe e Raphaela Rossella për Oculi dhe ka fituar çmimin e parë në kategorinë Ritratti Singles (Epa).

14.

Suzhou, provincë e Anhui Kinë, 29 nëntor 2014. Një shimje duhet të punojë në një cirk. Shkrepja është e Yongzhi Chu dhe ka fituar çmimin e parë për kategorinë Nature Singles (Epa).

15.

Filadelfia, Pensilvania 10 nëntor 2013. Fotografi Tomas Van Houtryve me një dron ka përjetësuar situate të njëjta me ato të bombardimeve në Pakistan. Kjo shkrepje për VII ka fituar çmimin e tretë në kategorinë Contemporary Issues stories (Ap Photo)

16.

Kenia, 23 nëntor 2014, një grup gueril Samburu takon një rinoceront për herë të parë në jetën e tij. Shkrepja është e Amy Vitale për National Geographic (Epa).

17.

22 janar 2014, një parazit. Imazhi është realizuar nga fotografi amerikan Anand Varma dhe ka fituar çmimin e parë në kategorinë Natyrë (Epa).

18.

Baroncea, Moldavi, 24 mars 2014, dy binjakë Igor dhe Artur celebrojnë ditëlindjen e gjyshit me cokollatë. Mamaja e tyre kishte shkuar në Moskë për punë, por kishte vdekur. Dhe babai i tyre nuk është. Shkrepja është e fotografes Asa Sjostrom dhe ka fituar çmimin e dytë për kategorinë Daily Life Singles (Epa).

19.

Dhaka Bangladesh, 19 maj 2014. John ka vendosur kapelen e nipit. Fotografia është e fotografit Sarker Potrick dhe ka fituar çmimin e dytë në kategorinë Daily Life Stories (Epa)

20.

Rio De Janeiro, Brazil 14 korrik 2014. Lojtari argjentinas Lionel Messi  sheh kupën e botës gjatë ceremonisë finale në Stadiumin Maracana. Skuadra e tij ka humbur me Gjermaninë 1 me 0. Shkrepja është e fotografit kinez Bao Tailiang dhe ka fituar çmimin e parë në kategorinë Sport Singles

21.

East Rutherford, Neë Jersey, SHBA 23 nëntor 2014 – Numri 13 i Neë York Giants gjatë një kapje topi. Shkrepja është e fotografit amerikan Al Bello dhe ka fituar çmimin e dytë për kategorinë Sport Singles.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Abuzimi me artistët shqiptarë/ Të huajt vinë nga jashtë, tanët rrinë në hije
Aktivitetet kulturore në Tiranë, teatro e filma për publikun »
Article Logic
Execution time: 0.016343116760254
array(1) { ["section"]=> string(75) "21-fotot-me-te-mira-per-2014-vendi-i-pare-dy-djem-homoseksuale-ne-rusi-3302" }