"21 Janari", flet kreu i Gjykatës së Lartë, Zaganjori: Do trajtohet shumë shpejt

Publikuar tek: politike, më 11:28 10-02-2016

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka folur sot rreth një prej çështjeve më të diskutuara që pret trajtim nga Gjykata, Dosja e 21 Janarit.

Zaganjori dha se dosja, e cila po ruhet e sigurtë në kasafortë, është mjaft voluminoze dhe ka ngarkesa, megjithatë do të trajtohet shumë shpejt. Kreu i Gjykatës së Lartë tha se për “21 Janarin” ka një relacion ndërsa varet nga anëtarët e kolegjit.

Sipas tij situata në gjyqësor është problematike, ndaj thekson se Reforma në Drejtësi është e domosdoshme.

“Në një vit kemi marrë 7500 vendime. Në vitin 2015 kanë ardhur 9050 çështje të reja, dhe janë në pritje për gjykim dhe rreth 13 mijë dosje. Situata vijon të jetë problematike, ndaj reforma në drejtësi është e domosdoshme. Në gjykim kemi disa çështje pronash, kemi edhe disa kërkesa për pensione ushtarakësh”, tha Zaganjori.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen deputeti demokrat kundër Rudina Xhungës: Kaq do e kisha bërë edhe nëse do isha hale komuniste
Qeveria miraton projektligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit: Në varësi të Policisë së Shtetit »
Article Logic
Execution time: 0.0225510597229
array(1) { ["section"]=> string(81) "21-janari-flet-kreu-i-gjykates-se-larte-zaganjori-do-trajtohet-shume-shpejt-32206" }