“21 Janari”, rihapet hetimi për Burgajn dhe Kuliçajn

Publikuar tek: politike, më 07:36 06-01-2016 “21 Janari”, rihapet hetimi për Burgajn dhe Kuliçajn

Rihapen hetimet për ish-krerët e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj e Agron Kuliçaj, lidhur me ngjarjet e dhunshme të 21 janarit 2011, ku përpara godinës së Kryeministrisë mbetën të vrarë katër demonstrues. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme thanë për “GSH”, se hetimet për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe ishzv. drejtorin e këtij institucioni, Agron Kuliçaj, ishin pushuar nga Prokuroria e Tiranës disa muaj më parë, me arsyetimin se nuk ishin konstatuar elementë të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Me këtë vendim nuk ka qenë dakord organi qendror i akuzës, ndaj Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka vendosur ta shfuqizojë dhe të urdhërojë Prokurorinë e Tiranës të rinisë hetimet për rastin në fjalë. Burgaj dhe Kuliçaj u kallëzuan për “shpërdorim detyre”, në bashkëpunim, pasi nuk zbatuan urdhër-arrestet e prokurorisë për ish-shefin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe pesë gardistëve të tjerë, pjesëtarë të grupit të zjarrit, ndaj të cilëve kishte dyshime të forta për vrasjen e demonstruesve përpara godinës së Kryeministrisë.

HETIMET

Për muaj me radhë Prokuroria e Tiranës hetoi mbi kallëzimin e Ministrisë së Brendshme ndaj dy ishkrerëve të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj e Agron Kuliçaj. Sipas dikasterit të Rendit, dy ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit kishin shpërdoruar detyrën në bashkëpunim, pasi kishin refuzuar të zbatonin urdhrat e Prokurores së Përgjithshme të kohës, Ina Rama, për të vënë në pranga gjashtë drejtues të Gardës së Republikës. Urdhrat e arrestit u firmosën nga prokuroria 48 orë pas vrasjeve në bulevard të katër demonstruesve, por u ekzekutuan vetëm një javë më vonë, pas shumë negociatash mes institucioneve.

Hysni Burgaj, i cili u thirr nga prokuroria për të dhënë shpjegime disa muaj më parë, deklaroi se: “Urdhrat në momentin e parë u kthyen sërish në prokurori, pasi kishin gabime drejtshkrimore dhe lapsuse në formulimin e tyre, e për rrjedhojë ishin të pazbatueshëm”. Më tej, ai u tha hetuesve se nuk ka qenë në kompetencën e tij për të ndjekur nëse ishin zbatuar ose jo urdhrat e dytë të ardhur nga prokuroria, pasi ishte detyrë e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë që t’i ekzekutonte. Prokuroria e Tiranës, në përfundim vendosi ta pushojë çështjen, për mungesë provash dhe faktesh. Hetuesit nuk arritën të vërtetonin që Burgaj e Kuliçaj kishin konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

E ndërsa dosja mund të konsiderohej një “kapitull i mbyllur”, në fakt ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Prokurorët e Tiranës do ta hetojnë nga e para, pasi Prokurori i Përgjithshëm e ka parë të udhës ta shfuqizojë vendimin e pushimit, çka për rrjedhojë hetimet do të nisin nga fillimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta për raportin me Ramën: Është i qëndrueshëm dhe parimor
Erion Veliaj i ftuar në eventin e George Soros në Sri Lanka »
Article Logic
Execution time: 0.018524885177612
array(1) { ["section"]=> string(55) "21-janari-rihapet-hetimi-per-burgajn-dhe-kulicajn-29244" }