24 kile tritol, hidhen në erë dy objekte në Fier, ishin mbi lumin Gjanicë

Publikuar tek: barometri, më 08:19 05-02-2018 24 kile tritol, hidhen në erë dy objekte në Fier, ishin mbi lumin Gjanicë

24 kilogram tritol janë dashur për shembjen e dy godinave në qytetin e Fierit nga ana e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit.

Shpërthimi është kryer në orën 13.00 të ditës së sotme dhe gjithcka ka shkuar sipas parashikimit të specialistëve.

 Drejtoresha Bici tha për mediat se deri tani në këtë qytet janë prishur 15 ndërtesa me shumë kate ndërkohë që mbetet e angazhuar për të bërë gjithcka në luftën kundër paligjshmërisë. Njëri nga objektet pa leje ishte katër katësh, dhe tjetri pesë katësh. Në muret e tyre janë hapur 800 vrima ku janë vendosur edhe kallepet e tritolit.

U këshilluan banorët që të mbajnë dyer e dritare mbyllur në momentin e shpërthimit për të shmangur valen goditëse. Këto prishje janë në kuadër të reabilitimit të lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit. Aksioni ka nisur që prej ditës së hënë të javës që lamë pas. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021162033081055
array(1) { ["section"]=> string(78) "24-kile-tritol-hidhen-ne-ere-dy-objekte-ne-fier-ishin-mbi-lumin-gjanice-109159" }