24-vjetori i Partisë Socialiste, Rama: Do doja të ishte prezent edhe kreu i opozitës ta uroja personalisht për ditëlindjen

Publikuar tek: politike, më 18:55 29-06-2015 24-vjetori i Partisë Socialiste, Rama: Do doja të ishte prezent edhe kreu i opozitës ta uroja personalisht për ditëlindjen Foto nga festa e PS ne 24 vjetorin e saj, ne sheshin e ri te Tiranes mes dy Teatrove

Partia Socialiste ka festuar sot 24 vjetorin e themelimit të saj si dhe fitoren në zgjedhjet e 21 qershorit në ambientet e rikonstruktuara të Teatrit Kombëtar. Gjatë fjalës së tij, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka falënderuar të gjithë të pranishmit si dhe kontribuesit e Partisë Socialiste ndër vite.

Rama shprehu dëshirën për të falënderuar dhe uruar personalisht kreun e opozitës, Lulzim Basha, i cili nuk e pranoi ftesën për të marrë pjesë në festimet e PS-së.

Fjala e Ramës gjatë festës me rastin e 24 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste:

“Gëzuar fitoren të dashura dhe të dashur kryeshërbëtorë të sapozgjedhur, nga Dibra në Vlorë, nga Durrësi në Gjirokastër. Gëzuar ditëlindjen e kreut të opozitës, që e ka në një ditë me Partinë Socialiste, e ftuam sinqerisht sot, do kisha dëshirën të ishte prezent ta falënderoja në mënyrë të sinqertë. E përshëndes mikun e tij Tritan Shehu i cili do t’ja përcjell takimin. Shqiptarët jo se janë të lumtur me këtë qeverisje, por e refuzojnë opozitarizimin që nuk ka lidership. Për të qenë i ndërshëm deri në fund ajo ishte një “jo” që e katandisi Partinë Demokratike në 200 mijë vota më pak. Unë besoj se shqiptarët do ta rrëzojnë kategorikisht Partinë Demokratike deri në ditën që do të thotë se kam një ofertë të re dhe jo ofertën e 1 milionë shuplakave. Nëse vota e 21 qershorit ka ndonjë domethënie unë e kuptoj atë si një besim jo për atë që duam të bëjmë por për atë që do të bëjmë. Është një nga betejat më të vështira që kemi hasur në jetën tonë politike. Çasti i parë që do ta harronim këtë do të ishte çasti që do të ndalomin duke qënë qeveria që meritojnë shqiptarët.

Shqiptarët e zakonshëm anembanë vendit e treguan edhe një herë se nuk kanë frikë nga reformat e duhura për ta nxjerrë Shqipërinë në dritë. Duhet të nxitojmë edhe më shumë.

Vëmendja ime është e gjitha te sfidat e jashtëzakonshme që kemi përpara. Unë dua që sot një vit ta kremtojmë përvjetorin jubilar me 150 mijë anëtarë të Partisë Socialiste.

Çdokush që ka investuar besimin e vet me votën duhet ta ketë mundësinë të gjejë vendin e vet në Partinë Siocialiste. Le të kërkojmë ndihmën e çdo burri të urtë, e çdo djali të talentuar, e çdo gruaje të talentuar për ta modernizuar me tej këtë forcë të madhe politike.

Fati ynë është që rruga e gjatë e bërë deri këtu është bërë me përpjekje të panumërta që nuk i kemi bërë vetëm ne. Me një energji të jashtëzakonshme edhe nga fitoret e këtyre dy viteve. Edhe një herë shumë faleminderit të gjithëve për praninë këtu, edhe të gjithë ata që kanë një kontribut të paçmuar por që nuk mund të ishin këtu. Ju përulem me shumë mirënjohje dhe besnikëri”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Batutat e Ramës në festën e PS për anëtarët dhe aleatët: Iliri heq peshë nga vetja për t’ja shtuar LSI-së...
Idrizi: Shteti grek nuk ka prova se çamët kanë bashkëpunuar me nazistët, heqja e Ligjit të Luftës në favorin tonë »
Article Logic
Execution time: 0.023279905319214
array(1) { ["section"]=> string(126) "24-vjetori-i-partise-socialiste-rama-do-doja-te-ishte-prezent-edhe-kreu-i-opozites-ta-uroja-personalisht-per-ditelindjen-14919" }