25 gjërat që ju çojnë drejt lumturisë, ja çfarë duhet bërë për të ndryshuar ditën e jetën tuaj

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:54 02-10-2016 25 gjërat që ju çojnë drejt lumturisë, ja çfarë duhet bërë për të ndryshuar ditën e jetën tuaj Foto ilustruese

Ka gjëra të vogla në jetë që zbukurojnë ditën. Disa zakone kanë fuqi mbi karakterin tua. Studime psikologjike të shumta kanë studiuar sjelljet e njerëzve, por ja kush janë 25 gjërat që ju çojnë drejt lumturisë, sipas klasifikimit të The Indipendent. 

#25. Shkruaj tre gjëra për të cilat je mirënjohëse

Në një studim të psikologëve të UC Davis, kërkuesit kishin tre grupe vullnetartësh që merrnin gazetat javore të fokusuara në një argument të vetëm. Një grup evidentoi ngjarjet madhore që ndodhen gjatë javës, grupi i dytë shkruajti për telashet që kishtem dhe I treti për gjërat që ishin mirënjohës.

10 javë më vonë, grupi i tretë që raportoi për ngjarjet më të bukura të jetës ndiheshin më shumë optimist sesa dy grupet e tjera.

#24. Dilni jashtë dhe ngulni sytë te yjet në një natë të kthjellët

Frika është e fuqishme – edhe mbresëlënëse duhet thënë, plot me emocione njerëzore. Studimet e fundit kanë zbuluar një lidhje mes një sensi frike që ju ndjeni kur shikoni një qiell xixëllues apo shihni në një luginë të gjerë – duke u ndjerë më pak I stresuar e më shumë I kënaqur. Njerëzit që kanë eksperimentuar këtë gjë ndihen më kuriozë për botën dhe sillen më me zemërgjerësi sesa të tjerët.

#23. Shkoni në Zvicër

Ok, të shkosh në Zvicër ndoshta nuk të bën të lumtur, por njerëzit që jetojnë aty janë ndër më të lumturit në botë, sipas raportit për lumturinë të vitit 2015, një rankim I bërë nga skuadra internacionale ekonomistësh, neuroshkencëtarësh apo staticineshësh. Një nga gjetjet e studimit bazuar në kërkime me dekada sugjerojnë që të mbash trurin në lumturi ndikojnë katër faktorë ku përfshihet pozitiviteti, mendjehapur, kalimi I kohës me njerëzit e dashur apo ikje nga ndjenjat negative.

#22. Pini kafe (por jo shumë)

Kafeina sipas studimeve mund të përmirësojë humorin tuaj. Disa studime kanë gjetur një lidhje mes konsumit të kafes dhe reduktimit të rriskut të depresionit.

#21. Meditoni

Shumë studime sugjerojnë se meditimi për një periudhë kohe, mund të ndihmojë në uljen e ankthit. Shumë studime tregojnë se njerëzit që ndjekin programe meditimi kanë ndryshime mendimesh, janë të vetëdijshëm, janë me perspektivë dhe kanë memorje.

#20. Lexoni një histori aventure

Një studim I vitit 2012 ka evidentuar faktin se kur njerëzit lexojnë një histori inspiruese të dikujt tjetër, janë më të kënaqur, më pak të stresuar dhe kanë më shumë dëshirë për të ndihmuar të tjerët në mënyrë vullnetare

#19. Dilni jashtë

Një studim vlerësoi se një grup studentësh që qëndruan mes pemëve për dy netë kishin më pak nivel kortizoni, një hormone që rrit stresin, sesa ata që kaluan të dy netët në qytet. Një tjetër studim nxorri rënien e rrahjeve të zemrës dhe nivelit të kortizolit në njerëzit që jetojnë mes pyjesh, krahasuar me ata që jetojnë në zona urbane.

#18. Shko për një shëtitje në natyrë

Nëse jeton në një qytet të madh dhe ndihesh i rënë, ka një lajm të mirë: një shëtitje e shkurtër në natyrë mund të largojë të gjitha mendimet negative. Në një studim, 38 kalifornianë (18 gra dhe 20 burra) u ndanë në dy grupe, ku një grup shëtiti në natyrë për 90 minuta dhe grupi tjetër në qytet. Ata që shëtitën në natyrë kishin më pak mendime negative për veten pas shëtitjes se sa para shëtitjes, ndërkohë që ata që shëtitën në qytet, nuk kishin asnjë ndryshim.

#17. Bëj gjërat që bën kur je I lumtur – edhe nëse nuk je

Të eksperimentosh emocione positive jo vetëm neutralizon ato negative, por gjithashtu inkurajon njerëzit të jenë më aktivë.

#16. Merrni pjesë në aktivitete kulturore

Të vizitosh një muze apo të shohësh një concert është një tjetër mënyrë për të ndryshuar humorin. Një studim që ekzaminoi, ankthin, depresionin dhe sadisfaksionin në jetë për rreth 50 mijë të rritur në Norvegji nxorri një gjë interesante: njerëzit që merrnin pjesë në aktivitete kulturore, raportuan një nivel më të ulët ankthi dhe depresioni.

#15. Dëgjoni këngë trishtuese

Lumturia është subjective që do të thotë nëse dicka që bën të lumtur një person afekton dikë tjetër në mënyrë të ndryshme. Megjithatë, të dëgjosh muzikë të trishtuar duket një aktivitet I përbashkët që lidhet me rritjen e lumturisë. Studimi përfshiu 772 persona në hemisferën lindore dhe juglindore dhe u zbulua se ata që dëgjonin këngë të trishtuara gjeneronin efekte emocionale që rregullonin emocionet negative, ashtu sikur edhe përdoreshin për ngushëllim.

#14. Përcakto qëllime realiste

Nëse je tip që bën listë në mënyrë të rregullt atëherë duhet të kesh kujdes kur të vendosësh për qëllimet. Eshtë mirë të specifikosh ato që mund të arrish.

#13. Shkruaj ndjenjat e tua

Edhe kur dëgjon dikë që thotë “nëse je I mërzitur me dikë, shkruaji një letër po mos e dërgo”, kjo mund të duket humbje kohe. Por shkencëtarët thonë se është e domosdoshme të qartësosh mendimet, duke zgjidhur problemet në mënyrë efikase, cka con në reduktimin e stresit.

#12. Harxho paratë tek të tjerët, jo te vetja

Kur ke një ditë të keqe, kërkon të dalësh të blesh ushqimin tënd të preferuar, apo dicka që e ke dashur. Megjithatë studimet tregojnë se do të ndiheni më të kënaqur nëse harxhoni para për dikë tjetër, në vend që ti harxhoni për nete.

Në 2008, një studim u dha 46 vullnetarëve një zarf me para ku gjysma u instruktua që ti harxhonin për vete, dhe gjysma ti harxhonin për bamirësi apo për një dhuratë për personin që njihnin. Vullnetarëve iu mat niveli I lumturisë para marrjes së zardit dhe pas prishjes së parave. Studimi zbuloi se ata që kishin shpenzuar paratë për të tjerët, ishim më të lumtur sesa ata që I shpenzuan për veten.

#11. Vullnetarizmi .

Studimet tregojnë se të gjithë personat që merren me punë vullnetare kanë rrisk të reduktuar depresioni, sadisfaksion të madh dhe më pak vdekshmëri nga ndonjë sëmundje personale.

#10. Kaloni kohë me miqtë

Duke kaluar kohë me miqtë promovon një lumturi më të madhe sesa koha e kaluar me familjen, të paktën sipas një studimi të fundit.

#9. Qeshni

Nuk është surprizë që e qeshura ju bën me të lumtur. Por gjeja e rëndësishme këtu duhet të jetë që e qeshura të jetë e sinqertë. Nëse është mashtrim, sipas një studimi të vitit 2011 nëse është mashtrim, ju do të jeni I palumtur.

#8. Falja

Eshtë tjetër gjë të mërzitesh për një padrejtësi për të cilën vuan kur je në duart e dikujt tjetrë, por është një gjë totalisht ndryshe ta mbash këtë situatë për një kohë të gjatë. Dhe kjo do tju konsumojë nëse nuk jeni të kujdesshëm. Kjo të shkakton stres dhe depression. Ndaj është më mirë që të falësh dhe të vazhdosh përpara.

#7. Bëhu i dashur

Nëse ke një kujtim të bukur, duhet ta rikthesh sipas një studimi të 2004 dhe kjo do t’ju ndryshojë humorin. Por kini kujdes: shumë seks ndoshta jo domosdoshmërisht ju bën të lumtur, sipas një raporti të publikuar këtë vit. Studimi nxorri se ciftet që kryen më shumë seks sepse ju kërkua për studimin raportuan se nuk ishte I kënaqshëm dhe nuk I bëri të lumtur. Nga ana tjetër, seksi mund të cojë drejt lumturisë kur ka një kuptim, sipas studimit. Pra, nëse është një herë në javë apo një herë në muaj, frekuenca është më pak e rëndësishme sesa qëllimi pas saj.

#6. Ji një optimist realist

Njerëzit që kanë sjellje positive optimizmi janë më të suksesshëm dhe të lumtur, sipas psikologes Sophia Chou.

#5. Mbaji të pista duart ndonjëherë

Ti marrësh erë ndonjë gjëje të keqe, mund të të lirojë shpirtin sipas një studimi që gjeti një një lloj bakterie që ka efekt të njëjtë me ndonjë drogë antidepresuese.

Bakteria Mycobacterium vaccae, stimulon lëshimin e serotonin në tru pasi u injektua te minjtë. Nivelete ulta të serotonin shkaktojnë depression te njerëzit.  Në teste humane, pacientët me kancer raportuan rritje të cilësisë së jetës kur u trajtuan me këtë bakterie.

#4. Hani drekë në plazh

Të hash drekë në tavolinë mund të jetë depresuese sipas shkencëtarëve që matën lumturinë e të punësuarve pasi hëngrën drekë në vende të dnryshme. Rezultati tregojë që punëtorët ishin më të lumtur në punë kur hanin drekë në plazh. Dhe më pak të lumtur kur hanin në tavolinën e punës.

#3. Ushtrohuni

Ushtrimet është provuar se rritin kimikatet positive në tru, reduktojnë hormone e stresit dhe ulin ankthin. Dhe mund të kesh këto rezultate vetëm në pak minuta. 20 minuta ushtrime mund të nxjerrin përfitume për 12 orë. Dhe këta njerëz janë më të lumtur dhe të kënaqur me jetën e tyre.

#2. Familjarizohuni me dijet e preferuara

Të punosh shumë për të përmirësuar dicka tënden, si psh të mësosh sesi ti japësh makinës apo të zgjidhesh një problem matematikor, mund të rrisë stresin në një kohë të shkurtër, por i bën të lumtur njerëzit për jetën e tyre në një kohë të gjatë, raporton një studim i 2009.

#1. Ji i durueshëm: Lumturia rritet me moshën

Kur vjen pun te lumturia, të moshuarit duket se dinë dicka më shumë sesa pjesa tjetër e jona sipas studimeve. Ata duken edhe më të lumtur. Por se pse ndodh kjo është ende mister për shkencëtarët dhe nuk e kanë gjetur akoma shkakun e lumturisë. Ka disa gjëra: një studim I vitit 2013 tregoi se arsyeja ishte se të moshuarit kanë më shumë eksperiencë dhe I trajtojnë më mirë emocionet negative si zemërimin apo ankthin.

Por cilido qoftë argumenti, nëse nuk je i lumtur tani për tani, mund të sigurohesh se shancet për përmirësim janë më të mëdha në të ardhmen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10905194282532
array(1) { ["section"]=> string(99) "25-gjerat-qe-ju-cojne-drejt-lumturise-ja-cfare-duhet-bere-per-te-ndryshuar-diten-e-jeten-tuaj-54814" }