25 mijë anëtarë të PS-së votojnë për delegatët, Balla: Lezha dhe Dibra votojnë të shtunën

Publikuar tek: politike, më 15:04 15-02-2016 25 mijë anëtarë të PS-së votojnë për delegatët, Balla: Lezha dhe Dibra votojnë të shtunën

Procesi për zgjedhjen e delegatëve dhe Kongresi i Partisë Socialiste, duket se ka qenë kryefjala e mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PS-së.

Në përfundim të mbledhjes, deputeti Taulant Balla informoi publikun me disa statistika nga procesi i zgjedhjes së delegatëve. Balla tha se deri tani kanë votuar 24,783 anëtarë të PS-së duke zgjedhur nga 337 delegatë, 146 gra dhe 109 të rinj dhe të reja.

Nga zgjedhja e delegatëve dua të theksoj se nga 337 janë zgjedhur 146 gra dhe 109 të rinj dhe të reja, duke respektuar tërësisht vendimin e asamblesë kombëtare të PS-së.

Ajo që dua të komunikoj sot është se procesi i zgjedhjes së delegatëve është gati në Lezhë dhe në Dibër. Do t’i kërkoja çdo anëtari që ditën e shtunë të ushtrojë detyrimin e tij statutor për të votuar delegatët e Kongresit.

Në 16 mars pasi të jetë mbyllur procesi edhe në qarqe të tjera shkojmë në Kongresin  e PS-së. Faleminderit 25 mijë anëtarëve të PS-së që kanë votuar për delegatëtë”, tha deputeti i PS-së Taulant Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Flet Xhafaj: Sot drejtësia shitet dhe blihet, sistemi qark klientelist
Luan Rama në Londër: Qeverisja e mire dhe korrupsioni, sfidat për t’u fituar në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.025191068649292
array(1) { ["section"]=> string(93) "25-mije-anetare-te-ps-se-votojne-per-delegatet-balla-lezha-dhe-dibra-votojne-te-shtunen-32631" }