25 vjet nga Pretty Woman, si e presin sot kritikët filmin në përvjetorin e vet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:39 22-03-2015 25 vjet nga Pretty Woman, si e presin sot kritikët filmin në përvjetorin e vet Pjese nga filmi Pretty Woman me aktoret Richard Gere dhe Julia Roberts qe te henen celebron 25 vjetorin

Për një gjeneratë “Gruaja e bukur” filmi i fillim viteve 1990, ka mbetur si një gurë simbol kulturor. Komedia e freskët i ka të gjitha elementët kyç të një fantazie romantike, shkruan CNN: një heroinë e guximshme, një princ i pasur dhe një histori dashurie prej Hirusheje, me një mbyllje përrallore. Por mbi të gjitha kishte nja aktore pak të njohur atë kohë, Julia Roberts, buzëqeshja vibruese e të cilës e  ndriçonte ekranin. Filmi celebron ditëlindjen e vet të 25-të të hënën dhe ka arritur në shifrën e 463 milionë dollarëve fitim duke e bërë zonjën Roberts starin femëror më të madh të Hollywood. 

Por si qëndron sot filmi në raport me realitetin. Askush nuk është një fans i tij. Disa kritikë thonë se filmi i Gary Marshall, ku personazhi kryesor është një prostitutë e parafinuar që shpëton nga rruga nga milioneri elegant Richard Gere, degradon gratë dhe glorifikon materializmin.  

Filmi zbukuron realitetin e prostitucionit

Katie Hail Jares thotë se filmi i jep motivim të madh grave në punën e seksit. Gruaja që është anëtare e projektit Sex Workers Outreach Project, thotë se gratë që dalin në rrugë janë aty për shkak të nevojës ekonomike pasi nuk gjejnë hapësira në punën tradicionale edhe për shkak të mungesës së edukimit, për shkak të ndonjë rekordi criminal apo diskriminimit seksual. Nga njëra anë është karakteri i Julia Roberts, Vivian, që është një protagonist që krijon stereotipin e një prostitute të ndikuar nga droga, me pak ambicie. Nga ana tjetër filmi jep virtutin e bukurisë së saj, pra që Roberts ndryshe nga shoqja e saj Kit, duhet të kishte një jetë më të mirë. Dalja e Vivianit nga një punëtore seksi falë ndihmës së karakterit të Richard Gere, është gjithashtu turbullues, sipas studiuesve. “Në film ajo e mbush zbrazëtinë ekonomike me paratë e Eduardit, por në realitet, kjo nuk ndodh” thotë Hail Jares.

Eshtë poshtërues për femrat

Karakteri i Vivian është qartësisht inteligjent, dhe vlerëson dashurinë mbi paratë. Por siç duket në film ajo nuk ka qëllime në jetë por bëhet gruaja e një biznesmeni të shëndetshëm. “Pretty Woman mund të jetë një fantazi, por është shumë seksist, fantazi konsumeriste” shkruan Rachael Johnson, në Bitch Flicks, një site filmash feminist. “Admironi bukurinë e Julias dhe Richard, dhe këngët e Orbison dhe Roxette, por mos harroni se është një ndër filmat më partriarkalë, paragjykues, klasist që kanë ndodhur ndonjëherë në Hollywood”.

I jep përparësi lakmisë

Edhe pse do të dalë në ekrane këtë muaj për të promovuar ditëlindjen e 25-të të “Gruaja e Bukur” Gere në të kaluarën publikisht e hoqi nga mendja filmin për ta glorifikuar atë, ashtu sikurse bën në mënyrë të pamëshirshme personazhi i Eduardit që shpërbën kompanitë.

“I bën djemtë të duken pispilluqër, çka është e gabuar. Sot, ne jemi shumë skeptic për këta djem” a ii tha revistës Woman’s Day në Australi në 2012. Filmi përshkruan edhe evoluimin e Vivian nga një punëtore e rrugës në Beverly Hills duke e lidhur këtë me një Pazar të bollshëm gjatë të cilit Gere i premton shpenzimin e një shume shumë të madhe parash.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026501893997192
array(1) { ["section"]=> string(82) "25-vjet-nga-pretty-woman-si-e-presin-sot-kritiket-filmin-ne-pervjetorin-e-vet-6651" }