25 vjetori, Basha: Themelimi i PD me rëndësi kombëtare, sfidat e reja na gjejnë në këmbë

Publikuar tek: politike, më 19:39 11-12-2015 25 vjetori, Basha: Themelimi i PD me rëndësi kombëtare, sfidat e reja na gjejnë në këmbë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar në përkujtim të 25 vjetorit të krijimit të kësaj force politike, është shprehur se demokracia në Shqipëria dhe PD kanë ecur në të njejtin hap.

Basha e ka konsideruar themelimin e PD-së një ngjarje të rëndësisë kombëtare, e cila pati një jehonë dhe rrezatim të rrallë në hapësirën e shqiptarëve.

Mirënjohje për Azem Hajdarin si themelues të PD-së, por edhe për personalitete të tjera të rëndësishme si Gramoz Pashko, Sali Berisha apo Arben Broci ka shprehur kryetari i demokratëve në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet.

Pjesë nga fjalimi i Lulzim Bashës:

Kremtojmë sot me gëzim dhe krenari të ligjshme, me nderim për themeluesit dhe firmëtarët e parë, 25 vjetorin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kremtojmë gjithashtu 25 vjetorin e fillimit të demokracisë në Shqipëri.

Pluralizimi politik, Partia Demokratike, liria, demokracia, ëndrra europiane e shqiptareve u nisën bashkë për të arritur aty ku bashkohen e tashmja dhe e ardhmja. Themelimi i Partisë Demokratike ështën një ngjarje me rëndësi kombëtare. Kjo ngjarje me jehonë dhe rrezatim të rrallë në hapësirën e shqiptarëve, kjo histori është e mrekullueshme.

Jemi krenar për arritjet dhe sprovat e mëdha të PD-së në pushtet apo në opozitë. Të vetëdijshëm për sfidat e reja që na gjejnë në këmbë. Të përulur përpara qytetarëve që kanë merituar dhe meritojnë më shumë.

Mirënjohje përjetë studentëve të dhjetorit. Ngjarja tjetër për çiltërsinë dhe mëvetësinë, për ëndrrën studentore ishte krijimi i  Partisë Demokratike ditën e shpalljes së Prijësi Azem Hajdari, intelektualë dhe pedagogë ishin bashkuar me studentët në kërkesën për demokraci. Regjimi e kishte treguar qartë se donte të krijonte një klon të tij sa për të kaluar rradhën.

Por çfarë partie do të krijonin studentët? Kur do ta krijonin? Ishin ato minuta që përcaktonin të ardhmen e kombit. Themelimi pa humbur asnjë minutë i një partie demokratie popullore ishte replika madhëshore për diktaturën që po perëndonte.

Studentët, intelektualët dhe nismëtarët e lindën këtë alternativë nga shpirti i tyre liridashës. Ishte rruga e re dhe drejtimi i ri, Shqipëria e re demokratike, Shqipëria pranë Europës. Ishte Shqipëria që u bë, Shqipëria që kemi, e cila është vite dritë larg asaj që kishim 25 vite më parë. 

Nuk do të merresha fare me qëndrimin e kundërshtarëve për këtë përvjetor historik, por nuk mund të mos i akuzoj si armiq të lirisë. Zonja dhe zotërinj për ne si çdo herë 11 dhjetori është një ditë apeli për themeluesit për demokratët e orëve të para, për të rinjtë që kanë vërshuar në partinë e tyre të zemrës.

Kumbon sot zëri i Azem Hajdarit, themeluesi dhe kryetari i parë i Partisë Demokratike. Do të kishim dashur shumë t’i shtrëngonim dorën në këtë 25 vjetor për këtë parti që ai themeloi. Ai është krenaria jonë, është frymëzim dhe flamur për Partinë Demokratike.

Me Sali Berishën dhe me të tjerë themelues të spikatur, PD është më e bashkuar dhe më energjike.

Lexo edhe:

Themelues, deputetë, biznesmenë dhe gazetarë përkujtojnë 25 vjetorin e krijimit të PD (Foto)

Berisha në 25 vjetorin e Partisë Demokratike: Mosbindje civile për të qërruar këtë qeveri

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta uron PD-së: Themelimi i saj, moment i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë
Emrat/ Këta ishin 343 personat që themeluan 25 vite më parë PD-në »
Article Logic
Execution time: 0.03613018989563
array(1) { ["section"]=> string(91) "25-vjetori-basha-themelimi-i-pd-me-rendesi-kombetare-sfidat-e-reja-na-gjejne-ne-kembe-27548" }