25-vjetori i Parlamentit pluralist, Meta: Detyra jonë historike reforma në drejtësi

Publikuar tek: politike, më 18:50 18-04-2016 25-vjetori i Parlamentit pluralist, Meta: Detyra jonë historike reforma në drejtësi

“Konsensusi për çështjet madhore duhet të mbizotërojë mbi çdo interes të ditës”. Kështu ka deklaruar kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë pritjes së organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e 25-vjetorit të parlamentit pluralist demokratik.

Sigurisht kryefjala e fjalimit të kryeparlamentarit ka qenë reforma në drejtësi, për të cilën tha se ky parlament do të mbahet mend, duke premtuar miratimin e saj.

Meta ka falënderuar partnerët ndërkombëtar për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në 25 vite demokraci.

“Falë mbështetjes së pakursyer të partnerëve tanë strategjik, Shqipëria sot është një anëtare e respektuar e NATO-s dhe kandidate për në BE. Shembulli i qartë i rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare është organizimi pas 1 muaji i asamblesë parlamentare të NATO-s për herë të parë. Pavarësisht arritjeve të shumta kemi ende shumë rrugë për të bërë, për të përmirësuar vetveten dhe politikbërjen, ekonominë kombëtare dhe t’i ofrojmë qytetarëve më shumë siguri”, tha Meta. Kreu i Kuvendit tha se përpara ka ende rrugë për të përmirësuar aktivitetin e parlamentit, transparencën dhe për të ndërtuar një debat konstruktiv. Ai i mëshoi faktit se konsensusi për çështjet madhore duhet të mbizotërojë mbi çdo interes të ditës.

“Kemi ende rrugë për të bërë për të përmirësuar aktivitetin tonë, transparencën para qytetarëve dhe përgjegjësinë. Kemi ende rrugë për të ndërtuar një debat konstruktiv që duhet të udhëhiqet nga interesi i publikut.  Sot Kuvendi ndodhet para sfidës më madhore, miratimit të reformës në drejtësi. Këtë reformë e presin të gjithë. Dua të shpreh vlerësim e mirënjohje të veçantë për të gjithë ekspertët vendas e të huaj që kanë punuar me këtë projekt”, tha ai.

Meta deklaroi se miratimi i reformës në drejtësi do të kthejë besimin e qytetarëve tek drejtësia dhe besimin e investitorëve. “Këtë kohë që kemi përpara duhet ta shfrytëzojmë me largpamësi sepse miratimi i reformës në drejtësi do të kthejë besimin e qytetarëve tek drejtësia por edhe besimin e investitorëve në mundësitë që ofron Shqipëria. Është detyra jonë historike për ta çuar këtë proces përpara. Shpreh bindjen se do ta kalojmë këtë sfidë me sukses dhe do të mbahemi mend si kuvendi i reformës në drejtësi”, theksoi Kreu i Parlamentit, Ilir Meta.

<p>E në përfundim, kreu i Kuvendit ka kujtuar një prej ish-drejtuesve të parlamentit me një stimë të veçantë. Me një dolli që e ka ngritur me bashkëshorten e të ndjerit, Meta ka vlerësuar si njeriun me tolerancë të pashembullt Pjetër Arbnorin.

“Shëndetin e parë e ngre me zonjën Arbnori në kujtim edhe të ish-kreut të parlamentit, të urtësisë së tij, tolerancës së tij të pashembullt duke patur parasysh që ishte një nga disidentët më të vuajtur të regjimit që lamë pas”, ka përfunduar kreu i Parlamentit. /Balkanweb/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sali Berisha: Ku janë pamjet e arrestimit të Shullazit
Albin Kurti: AAK po “flirton” me pushtetin në Kosovë »
Article Logic
Execution time: 0.028449058532715
array(1) { ["section"]=> string(87) "25-vjetori-i-parlamentit-pluralist-meta-detyra-jone-historike-reforma-ne-drejtesi-38004" }