250 infermierë punësim në Gjermani, Rama: Kemi drejtësinë më të degjeneruar në Europë

Publikuar tek: politike, më 09:51 05-10-2015 250 infermierë punësim në Gjermani, Rama: Kemi drejtësinë më të degjeneruar në Europë Kryeministri Edi Rama

250 infermierë do nisin trajnimin për punësim në Gjermani në kuadër të projektit që synon edukimin profesional. Në prezantimin e këtij projekti ka folur edhe kryeministri Rama i cili  ndër të tjera u ndal edhe te sistemi i Drejtësisë, që sipas Ramës “është më i degjeneruari në Europë”

“Kemi drejtësinë më të degjeneruar në Europë. Ne nuk kemi një sistem normal drejtësie”, tha kryeministri duke iu referuar Gjyqtarëve.

Sa i takon azilit, shefi i kabinetit tha se është një rrugë e shkurtër e cila të sjell prapë këtu.

“Rruga e azilit një rrugë e shkurtër që të sjell këte, rruga e ligjshme është punësimi në Gjermani. Gjermania është një vend shprese por duhet të shkohet në rrugë ligjore. Ata infermierë që do punësohen në Gjermani nuk do zgjidhen problemin e atyre që duan të punësohen në Gjermani ama janë një shpresë për punësim. Në botën e hapur ku ne pretendojmë, mundësitë janë të pafundme por për t’i shfrytëzuar këto mundësi duhet përgatitje dhe dokumentin garantues. Faktikisht ky është vetëm hapi i parë konkret pasi kemi përmbushur hapin e parë që ishte reforma se deri dje të gjithë doheshin të bëheshin juristë i kishim të gjithë me shkolla juridiku”, shtoi kryeministri Rama.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe ambasadori gjerman Hoffman, i cili gjithashtu theksoi se shqiptarët nuk duhet t’i mbajnë shpresat te azili në Gjermani por te mundësia e punësimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Servet Pëllumbi: LSI s’i shkon roli i viktimës në raport me PS, as ndarjet ‘’të malit e të moçalit’’
Berisha sulmon Ramën përmes komandantit: Shpirti i Simon Gjetës bën thirrje për dekriminalizim »
Article Logic
Execution time: 0.02422308921814
array(1) { ["section"]=> string(89) "250-infermiere-punesim-ne-gjermani-rama-kemi-drejtesine-me-te-degjeneruar-ne-europe-22359" }