29 Jaguarë? 30? 35? Jo, plot 44 Jaguarë do merren me qira nga Rama. Zbardhet vendimi i qeverisë

Publikuar tek: politike, më 07:58 26-10-2015 29 Jaguarë? 30? 35? Jo, plot 44 Jaguarë do merren me qira nga Rama. Zbardhet vendimi i qeverisë

Prej ditësh po diskutohet çështja e marrjes së makinave nga qeveria Rama. E para që ka dhënë shifra se sa makina do të merren ka qenë Partia Demokratike, sipas së cilës do të bliheshin. Por menjëherë qeveria iu kundërpërgjigj duke thënë se do të merren me qira.

Por ‘’BIRN’’zbulon se numri i tyre do të jetë 44. Nëpërmjet një vendimi sekret të qeverisë që në muajin mars, qeveria shqiptare ka ndër mend të blejë 44 makina me qira financiare përmes një procedure prokurimi sekrete të organizuar nga Garda e Republikës. Një vendim i qeverisë i 19 marsit 2015, i cili nuk u publikua në faqen e qeverisë kryeministria.al në atë kohë, urdhëron të gjitha institucionet shtetërore të dorëzojnë te Garda e Republikës fondet që kanë në dispozicion për makinat e titullarëve si dhe ngarkon gardën të kryejë procedurat e prokurimit të mjeteve të reja.

Vendimi i qeverisë thotë se Garda do të blejë gjithsej 44 automjete, nga të cilat, 8 për kryeministrin, 14 për këshillin e ministrave, 4 për kryetarin e Kuvendit, 2 për presidentin dhe nga një për 16 ministri të tjera të linjës.

“Vendimi i qeverisë i jep gjithashtu të drejtë Gardës së Republikës që të mos ndjekë procedurat normale të prokurimit me garë duke argumentuar se çështja është sekret shtetëror për arsye sigurie”, shkruan ‘’BIRN”

Përveç tetë makinave që do të blihen për ‘titullarin e institucionit’ të kryeministrisë, vendimi i qeverisë i kërkon gardës të blejë edhe 14 makina të tjera për ‘aparatin e institucionit’. Kryeministria është i vetmi institucion që do të blejë makina jo vetëm për titullarin, por edhe për aparatin. Ministritë e tjera do të blejnë nga vetëm një makinë secila.

“Lizingu është një instrument financiar në bazë të së cilit, blerësi merr një mall me qira për një periudhë të caktuar. Në varësi të kontratës, malli, në rastin konkret, makina, i rikthehet shitësit në përfundim të kontratës ose i kalon nën pronësi blerësit. Ndryshe nga rasti i makinës së blerë, në lizing, blerësi paguan edhe qiranë financiare, pra një lloj interesi mbi makinën që përdor si dhe ka kufizime në numrin e kilometrave të kryer në varësi të kontratës.

Lizingu është një skemë financiare më e kushtueshme se sa blerja e drejtpërdrejtë e një makine, por kjo nuk është e qartë në rastin e blerjeve që po bën qeveria shqiptare për shkak se të dhënat financiare, vlera e makinës së blerë dhe qiraja e saj nuk janë publike nën arsyetimin se përbëjnë sekret të Gardës së Republikës”, shkruan BIRN.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama flet shqip në Bruksel: Shqipëria mund të preket në dimër nga refugjatët (Video)
Rama në Kinë, merr me vete biznesmenët e përfolur për lidhje me të »
Article Logic
Execution time: 0.020442008972168
array(1) { ["section"]=> string(96) "29-jaguare-30-35-jo-plot-44-jaguare-do-merren-me-qira-nga-rama-zbardhet-vendimi-i-qeverise-23971" }