29 marsi, data me fat për Kombëtaren shqiptare

Publikuar tek: sport, më 17:36 27-03-2015 29 marsi, data me fat për Kombëtaren shqiptare

Kuq e zinjtë e drejtuar nga tranjeri Xhani de Biazi do të luajnë më 29 mars ndeshjen e rëndësishme kundër Armenisë dhe me sa duket kjo është data e duhur për Kombëtaren shqiptare.

Nëse i referohemi statistikave, Shqipëria në këtë datë ka luajtur 3 ndeshje gjatë historisë së saj, ku dy prej tyre i ka fitore ndaj dy ekipve të forta.

Më 29 mars 1995, Shqipëria luante në "Qemal Stafa" ndaj skuadrës së Moldavisë, e ndjekur edhe nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jose Antonio Samaranch. Kombëtarja drejtohej në atë kohë nga tranjeri Neptun Bajko dhe ka siguruar fitoren më të thellë të përfaqësueses tonë në një eleminatore. 3-0 në favorin tonë ka përfunduar ajo ndeshje, me dy golat e realizuara nga Kushta dhe një nga Kacaj.

Ndërsa dy vjet më vonë, Shqipëria zhvillonte në Granada të Spanjës ndeshjen kundër Ukrainës së  Shevchenko-s. Për shkak të situatës në të cilën ndodhej vendi në vitin 1997, Kombëtarja nuk mund të zhvillonte ndeshjet pritëse në Shqipëri dhe për këtë arsye kishte udhëtuar drejt vendit iberik. Duke marrë në konsideratë nivelin që kishte Ukraina në atë periudhë dhe nivelit të Kombëtares sonë në vitin e mbrapsht, humbja 1-0 nuk mund të konsiderohej dramë, përkundrazi.

Por 29 marsi i 2003 është një nga datat më të veçanta të Kombëtares shqiptare, ku në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, Rusia mposhtej me rezultatin 3-1 nga Shqipëria e Hans Peter Briegel. Golat e Rakllit, Lalës dhe Tares entuziasmuan në maksimum tifozët e pranishëm në stadium dhe të gjithë shqiptarët atë mbrëmje.

12 më pas, Shqipëria do të zbresë në stadiumin “Elbasan Arena” për tu përballur me Armeninë në ndeshjen që mund të përcaktojë edhe ecurinë e Kombëtares tonë drejt ëndrrës për kualifikimin në kampionatin europian. Momenti në të cilën ndodhet skuadra dhe lojtarët japin të gjitha sinjalet se më 29 mars rezultati do të jetë në favor të shqiptarëve, megjithatë duhet presim edhe dy ditë për tu njohur me rezultatin e kësaj ndeshje të rëndësishme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alban Meha dhe Herolind Shala, foto me shqiponjën për fansat para ndeshjes
De Biasi një ditë para ndeshjes me Armeninë, merr shtetësinë shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.036957025527954
array(1) { ["section"]=> string(50) "29-marsi-data-me-fat-per-kombetaren-shqiptare-7145" }