3 ish-themelues dhe drejtues të lartë të PS për mungesën e garës: Kjo nuk është Parti Socialiste

Publikuar tek: politike, më 09:06 05-02-2016 3 ish-themelues dhe drejtues të lartë të PS për mungesën e garës: Kjo nuk është Parti Socialiste

3 themelues dhe ish-drejtues të lartë dhe të strukturave të Partisë Sociaiste mbështesin deputetin Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe Namik Kopliku për mungesën e garës për kryetar por edhe për mënyrën se si po funksionon kjo parti. Leontiev Çuci, ish-deputet, ish-anëtar kryesie, Hamdi Jupe, ish-deputet dhe ish-anëtar i kryesisë si dhe Majlinda Keta, ish-kryetare e forumit të Gruas të PS deklaruan dje të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku se fakti se në këtë parti nuk ka garë që nga vitit 2007 do të thotë se kjo parti nuk ekziston më.

“PS duhet të ndërrojë emrin. Mund të quhet “Rilindje” ose nuk e di se çfarë, por vetëm Parti Socialiste jo”, tha Çuçi.

Ndërsa Majlinda Keta ishte edhe më radikale teksa deklaroi se qeverisja e PS ka dështuar dhe se parashikon humbje në zgjedhjet e 2017. “Mua më habit fakti që edhe ata pak deputetë që kanë themeluar PS dhe janë në grupin parlamnetar nuk flasin për mungesën e ekzistencës së forumeve dhe garës në këtë parti”, tha Keta.

Hamdi Jupe, duke u mbështeturnë statusin e partisë gjeti mënyrën se si mund të bëhet garë për kryetarin e PS në zgjedhjet në kongresin e 19 marsit. “Nëse dikush depoziton padi në gjykatë për këtë çështje dhe gjykata shpall vendin vakant për kryetar, vetëm atëherë mund të ndodhë që të bëhet garë për kryetarin e PS”.

m.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: U zyrtarizua, John Kerry në Tiranë më 14 shkurt
Donald Lu në zyrën e Ilir Metës, takim kokë më kokë për Byronë Kombëtare të Hetimit »
Article Logic
Execution time: 0.017023801803589
array(1) { ["section"]=> string(101) "3-ish-themelues-dhe-drejtues-te-larte-te-ps-per-mungesen-e-gares-kjo-nuk-eshte-parti-socialiste-31794" }