3 mijë tekste këngësh, 50 vjet karrierë dhe 70 vjeç në moshë

Publikuar tek: kulture-art, më 17:45 14-08-2016 3 mijë tekste këngësh, 50 vjet karrierë dhe 70 vjeç në moshë

Shumë urime Zhuljana Jorganxhi! (Nga Roland Qafoku)

E nga tia nisësh. Janë 3 mijë tekste këngësh në 50 vjet karrierë. Mjeshtrja e madhe e vargut, Zhuljana Jorganxhi mbush sot 70 vjeç. Ne që jemi rritur me vargjet e saj e dimë shumë mirë se sa kënaqësi dhe emocion na kanë dhuruar muzika me tekstet e saj që unë do ti perifrazoja se ishin fjalët më të mira në renditjen e tyre më të mirë. Mes 3 mijë teksteve unë kam përzgjedhur 7 prej tyre që më kanë pëlqyer më shumë. Miqtë e mi, shijojini. Janë kaq elegantë, kaq të bukur sa nuk e ndan dot muzikën nga vargu.

Shumë urime Zhuljana!

1. “Në duart e nënës”, kënduar nga Bashkim Alibali

Në duart e tua u rrita o nënë.

Në netët pagjumë pikoi drit’ e hënës.

Dhe veten qortova të zënë në gabime

Zemrën kur ta theva o e shtrenjta ime

2. “Jon”, kënduar nga Ardit Gjebrea

Më erdhe në një kohë të dëshpëruar

me dhimbe, Jon.

Kur anijet si fantazma

Nëpër det me aventura

Klithnin Liberta

3. “Pranvera do lule shumë”, kënduar nga Frederik Ndoci

Kur i vogël mbi lëndinë

Mbi barin që ndriste nën vesë

Një pragpranvere një lule gjeta

Erdhi prnavera thirra menjëherë.

4. “Këngët e rinisë”, kënduar nga Luan Zhegu.

Si zogjtë e shqiopes kur fluturojnë

Për herë të parë lart në qiell

Dhe shqiopja nënë me krah ëtë fortë

Fluturimin me to merr

5. “Se kenduam “Let it be”, kënduar nga Sherif Merdani

Por një gjë fort mirë e di

Unë të bukurën dashurova

Nga rrugicat me kalldrëm

Tek artistët që ka bota

Ne besuam si fëmijë

Ne besuam të dashuruar

Se kënduam let it be

Ndaj do rronim të përgjuar

6. “Në sytë e tu”, kënduar nga Parashqevi Simaku

Një mbrëmje kthehesha te ti

Me mall të rri të patreguar

Unë të mungoja ti e di

Ashtu si ti më ke munguuar

Në krah pranë meje atë cast

Kaloi një çift i zemëruar

Pranë një fëmijë i ndiqte poas

Si zog iu trembur i hutuar

7. Na lini te jetojme, kenduar nga Elton Deda.

Me kot une pyes pse nuk erdhe perseri 

Kush ti ndali hapat, kush te tha Mos ik!

Nje lajm i dites si nje krisme tremb cdo shpirt 

Behet zog plagosur 

Zemer e vrare ne shpirt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpëtim Saraçi flet ‘’pa doreza’’ për sëmundjen që kaloi dhe premtimin e drejtuesit të ‘’Top Channel’’ që e ‘’shpëtoi’’
Akademiku tregon shkurtimisht historinë e Tinka Kurtit dhe jep një lajm të mirë »
Article Logic
Execution time: 0.01894211769104
array(1) { ["section"]=> string(65) "3-mije-tekste-kengesh-50-vjet-karriere-dhe-70-vjec-ne-moshe-49721" }