3 milion dollarë për kompensimin e bagëtive të humbura

Publikuar tek: ekonomi, më 20:07 19-12-2016 3 milion dollarë për kompensimin e bagëtive të humbura

Qeveria ka miratuar fondin prej 3 milionë dollarësh për kompensimin e fermerëve për gjedhët e dëmtuar nga sëmundja e Dermatozës. Lajmin e bëri të ditur ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.

“Kemi nisur riverifikimin e riidentifikimin, kontrollin e të gjithë dokumentacionit për kafshet e dëmtuara, numri i të cilave deri tani shkon në rreth 1100 krerë në të gjithë vendin dhe menjëherë do të kryejmë kompensimin e me kafshë të gjalla, të rracave të përzgjedhura”, tha ministri Panariti.

Kreu i Bujqesise deklaroi se, në fillim të muajit janar 2017 , do të mirëpresë në Shqipëri një grup specialistësh nga Zvicra, me të cilët do të përcaktojmë rracat e zgjedhura sipas krahinave e zonave të vendit tonë ku ka pasur dëme.

“Më pas, do të blihen kafshët e gjalla dhe do të nisë shpërndarja. Kafshët janë të vaksinuara dhe prodhimtare”, shtoi ministri Panariti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019511938095093
array(1) { ["section"]=> string(60) "3-milion-dollare-per-kompensimin-e-bagetive-te-humbura-63151" }