3 milion euro drogë nga Shqipëria drejt Italisë, sekuestrohet gomonia në Adriatik

Publikuar tek: aktualitet, më 08:55 11-10-2018 3 milion euro drogë nga Shqipëria drejt Italisë, sekuestrohet gomonia në Adriatik

Një gomone me marijuanë e trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë është sekuestruar sot në ujërat e Adriatikut.

Policia Financiare italiane në bashkëpunim me rojen bregdetare të Barit kanë ndaluar një gomone të dyshimtë që po lundronte nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve italiane. 

Pas kontrollit të mjetit lundrues janë gjetur 352 kg marijuanë e konfeksionuar në 222 pako.

Sipas autoriteteve italiane droga e kapur do t'i sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro. 

Në pranga është vënë skafisti, një 41 vjeçar italian banues në qytetin e Lecces. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kontrolle të befasishme në lokale, sekuestrohen drogë, armë e municione luftarake, pranga të kërkuarit nga Krimi Ekonomik! Në polici 11 persona (VIDEO)
Kush është Zamira, gruaja e ish-drejtorit të Bankës shpenzoi 18 mln euro në një dyqan të vetëm luksi »
Article Logic
Execution time: 0.24846982955933
array(1) { ["section"]=> string(87) "3-milion-euro-droge-nga-shqiperia-drejt-italise-sekuestrohet-gomonia-ne-adriatik-137392" }