3 muaj para zgjedhjeve qeveria derdh 91 miliard lekë, fal taksat dhe gjobat nga viti 2010-2014, rrit edhe pensionet

Publikuar tek: ekonomi, më 14:36 22-02-2017 3 muaj para zgjedhjeve qeveria derdh 91 miliard lekë, fal taksat dhe gjobat nga viti 2010-2014, rrit edhe pensionet

Vetëm disa muaj para zgjedhjeve parlamentare qeveria “lëshon dorën”, duke falur 91 miliard lekë, që duhet t’i mblidhte nga taksat dhe gjobat e makinave.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Financave, Arben Ahmetaj në një deklaratë për mediat, i cili sqaroi se taksat falen për periudhën 2010-2014.

“Do të fshihen të gjitha gjobat dhe kamatvonesat e para dhjetorit të vitit 2010, detyrime që kapin vlerën e 91 miliard lekë. Kjo gjë do të krijojë lehtësim në terrenin fiskal dhe ekonomik të vendit”, u shpreh Ahmetaj.

Ministri deklaroi po ashtu, se qeveria do të tregohet shumë "bujare" këto kohë edhe me kategorinë e pensionistëve. Sipas tij, më datë 2 mars pritet të ketë edhe një rritje e pensioneve, vendim i miratuar tashmë, sipas paketës së solidaritetit të përcaktuar nga qeveria shqiptare. 

  

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026668071746826
array(1) { ["section"]=> string(118) "3-muaj-para-zgjedhjeve-qeveria-derdh-91-miliard-lek-fal-taksat-dhe-gjobat-nga-viti-2010-2014-rrit-edhe-pensionet-69569" }