3 vjet pas aksidentit akoma spekulohet për gjendjen shëndetësore të Schumacher-it, avokati i tij zbulon të vërtetën

Publikuar tek: bota, më 15:40 19-09-2016 3 vjet pas aksidentit akoma spekulohet për gjendjen shëndetësore të Schumacher-it, avokati i tij zbulon të vërtetën

Krishlindjet e kaluara, revista gjermane “Bunte”, raportoi se Michael Schumacher mund të ecte sërish dhe se po rikuperohej pas dëmtimit që pësoi në kokë gjatë një sksidenti me ski.

Por 9 muaj më pas, avokati i Schumaker-it tregon përpara gjykatës se “7 herë kampioni i botës”, nuk mundet më të ecë. Edhe agjentja e kampionit të garave, Sabine Kehm i ka mohuar këto spekulime.

Në një deklaratë për mediat ajo ka thënë: “Spekulime të tilla janë të papërgjegjshme, sepse duke patur parasysh seriozitetin e lëndimeve të tij, privatësia është shumë e rëndësishme. Fatkeqësisht i jep shpresë edhe personave të tjerë të përfshirë.”

Schumacher pësoi lëndime serioze në kokë pas një aksident me ski në Francë, në vitin 2013. Për 6 muaj me radhë kampioni ka qënë në gjendje kome dhe më pas është transferuar në shtëpinë e tij në Zvicër, për të vazhduar trajtimin atje.

Shumë pak dihet për gjendjen shëndetësore të legjendës së sportit, pasi familja e ka mbrojtur me forcë privatësinë e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027946949005127
array(1) { ["section"]=> string(120) "3-vjet-pas-aksidentit-akoma-spekulohet-per-gjendjen-shendetesore-te-schumacher-it-avokati-i-tij-zbulon-te-verteten-53392" }