30 qershori/ Ish-ministri i bashkohet nismës së Bujar Kapexhiut: Do ta bëj edhe unë atë burg

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:06 25-06-2019 30 qershori/ Ish-ministri i bashkohet nismës së Bujar Kapexhiut: Do ta bëj edhe unë atë burg Bujar Kapexhiu

Karikaturisti Bujar Kapexhiu tha se është i gatshëm të pengonte zgjedhjet dhe të futej edhe në burg ndërsa apelit të tij po i bashkohen figura të njohura.

Më i fundit ëhstë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili thotë gjithashtu seb është i gatshëm të shkojë në burg, megjithatë bën edhe një ftesë për plazh, të dielën e 30 qershorit.

“I bashkohem edhe unë nismës së Bujar Kapexhiut.

Nëse të jesh kundër kësaj klike që rri në pushtet pa zgjedhje e pa vota do të thotë burg, atëhere do ta bëj dhe atë burg!

Kështu si po vjen puna burgu është bërë si ushtria, për t'u bërë është.

Thirrja ime ka qenë dhe mbetet: jo zgjedhje me 30 qershor!

Kush voton më datë 30, voton grushtin e shtetit dhe DIKTATURËN!

Hajdeni në plazh më mirë!”, shkruan Manjani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007004976272583
array(1) { ["section"]=> string(97) "30-qershori-ish-ministri-i-bashkohet-nismes-se-bujar-kapexhiut-do-ta-bej-edhe-une-ate-burg-169653" }