30 qershori, revoltohet Astrit Patozi: Zgjedhje si këto mos paçim kurrë

Publikuar tek: politike, më 20:19 11-07-2019 30 qershori, revoltohet Astrit Patozi: Zgjedhje si këto mos paçim kurrë

Kordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi shprehet i revoltuar për rezultatin dhe parregullsitë e zgjedhjeve të 30 qershorit.

I ftuari i 'Mbrëmje ABC' me gazetaren Mirela Milori, Patozi tha se ankimimi që Bindja bëri në KQZ por që u rrëzua nga kjo e fundit, ishte një lloj transparence, për t’i treguar publikut që këto ishin zgjedhje të këqija, të cunguara që u shoqëruan me deformim të votës.

'Dua të sqaroj diçka, ne ankimimin tonë nuk e kemi bërë për rezultatin tonë. Pas gjithë kësaj situatë dramatike, rezultati i “Bindjes Demokratike” nuk ka shumë vlerë për publikun dhe as për ne. Ne e kemi bërë për një lloj detyrimi ndaj publikut shqiptar, edhe ndaj votuesve tanë për të bërë një lloj transparence, për t’i treguar publikut që këto ishin zgjedhje të këqija, të cunguara që u shoqëruan me deformim të votës, sëmundje e lashtë e politikës tashmë në Shqipëri. Ne duam t’i tregojmë shqiptarëve, publikut që zgjedhje si këto mos paçim, qofshin të fundit, ky ishte qëllimi kryesor', u shpreh Astrit Patozi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013688087463379
array(1) { ["section"]=> string(76) "30-qershori-revoltohet-astrit-patozi-zgjedhje-si-keto-mos-pacim-kurre-171905" }