30 të vdekur nga bombardimet e rebelëve në Aleppo të Sirisë

Publikuar tek: bota, më 14:42 02-08-2016 30 të vdekur nga bombardimet e rebelëve në Aleppo të Sirisë

Të paktën 30 njerëz, duke përfshirë fëmijët dhe gratë, janë vrarë në zonat e kontrolluara nga qeveria e qytetit sirian të Aleppo-s nga bombardimet e fundit të forcave rebele, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Predhat janë gjuajtur nga brenda vendqëndrimit të rebelëve në  Aleppo-n lindore, duke shënjestruar zonat përreth të kontrolluara nga regjimi sirian, tha grupi i monitorimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Aleppo Lindore mbahet nga grupet rebele që nga korriku i vitit 2012, por kohët e fundit është rrethuar nga forcat qeveritare.

Luftimet e vazhdueshme në Aleppo ka krijuar një krizë humanitare në qytet, tek ushqimi bazë, uji, lëndët djegëse dhe furnizimet mjekësore të pakësuara pasi rrethimi i qeverisë e ndau zonën nga pjesa tjetër e vendit.

cnn1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021715879440308
array(1) { ["section"]=> string(65) "30-te-vdekur-nga-bombardimet-e-rebeleve-ne-aleppo-te-sirise-48501" }