30 vite nga varja e Havzi Nelës, reagon deputeti: Nuk do të lejojmë pjellat e atyre që varën poetin të rikthejnë diktaturën

Publikuar tek: aktualitet, më 23:16 10-08-2018 30 vite nga varja e Havzi Nelës, reagon deputeti: Nuk do të lejojmë pjellat e atyre që varën poetin të rikthejnë diktaturën Edi Paloka duke vendosur lule në bustin e poetit

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka qenë sot në shtëpinë muze të poetit Havzi Nela, për të përkujtuar 30 vjetorin e vdekjes së tij.

Sipas Palokës, 30 vite më parë monstrat, siç i ka quajtur ai bashkëpuntorët e regjimit komunist që ekzekutuan me varje në mes të qytetit poetin Nela, i cili krimin e vetëm kishte dashurinë për lirinë.

“Sot ne nderuam kujtimin e tij prane bustit ne qender te qytetit dhe me pas ne shtepine e sapo rindertuar nga bashkia e Kuksit ne vendlindjen e tij , ne fshatin Kollovoz, atje ku dhe prehet trupi i poetit”, ka shkruar deputeti.

Gjithashtu, ai ka shtuar se ata që përmbysën baballarët nuk do të lejojnë të pjellat e tyre të sundojnë përsëri këtë vend.

POSTIMI I PLOTË I PALOKËS:

Sot ne shtepine e Havzi Neles.

30 vjet me pare monstrat ekzekutuan me varje ne mes te qytetit mesuesin, poetin i cili “krim” te vetem kishte dashurine per lirine .

Qindra vite burgje dhe internime te fisit Nela u vulosen me aktin shtazarak te varjes se Havziut, pak kohe perpara se shqiptaret te rrezonin diktaturen.

Sot ne nderuam kujtimin e tij prane bustit ne qender te qytetit dhe me pas ne shtepine e sapo rindertuar nga bashkia e Kuksit ne vendlindjen e tij , ne fshatin Kollovoz, atje ku dhe prehet trupi i poetit.

Nje thirrje vjen sot nga familjaret, bashkevuajtesit dhe gjithe te pranishmit; mos lejojme qe pjellat e monstrave qe varen Havzi Nelen te rikthejne diktaturen. Ne qe permbysem baballaret nuk do te lejojme pjellat e tyre te sundojne perseri kete vend.

38805720_1962211680743475_8771324736085950464_n.jpg38866631_1962211620743481_969734870190260224_n.jpg38834107_1962211590743484_7197428872340570112_n.jpg38885478_1962211604076816_4405257950172545024_n.jpg38813793_1962211597410150_8483452847969533952_n.jpg 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet dëshima e prindërve të autorit të masakrës në Vlorë
Vrau 8 të afërmit, 24-vjeçari reagon nga ARRATIA: Ç’më keni çarë k*** (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.01848316192627
array(1) { ["section"]=> string(128) "30-vite-nga-varja-e-havzi-neles-reagon-deputeti-nuk-do-te-lejojme-pjellat-e-atyre-qe-varen-poetin-te-rikthejne-diktaturen-130755" }