31 korriku AFATI I FUNDIT, drejtoria apel tatimpaguesve: Gjobë për çdo muaj vonesë

Publikuar tek: ekonomi, më 10:09 23-07-2018 31 korriku AFATI I FUNDIT, drejtoria apel tatimpaguesve: Gjobë për çdo muaj vonesë Drejtoria e Tatimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën me dijeni se personat juridikë dhe fizikë duhet të dorëzojnë pranë organeve tatimore, jo më vonë se data 31 Korrik vendimin e organit përgjegjës drejtues të subjektit tatimpagues ( asamblesë) për miratimin e rezultatit vjetor dhe destinimit të fitimit.

 

Këta tatimpagues, kanë detyrimin që brenda 6 muajve nga data e mbylljes së vitit fiskal të kenë miratuar rezultatet financiare të vitit paraardhës, të jenë shprehur në lidhje me destinimin e fitimin pas tatimit, të kenë përcaktuar shumën e rezervave ligjore, pjesën që do të përdoret për investime ose për shtesë kapitali, si dhe pjesën që do të shpërndahet në formë dividenti nëse vendosin për një gjë të tillë.

Ligji, sipas Drejtorisë së Tatimeve, parashikon penalitet në masën prej 10,000 lekë, për çdo muaj vonesë në paraqitjen e këtij vendimi.

Gjithashtu, tatimpaguesit duhet të mbajnë në konsideratë se deri në datë 20 Gusht duhet të kryejnë pagesën e Tatimit mbi Dividentin, nëse organi vendimarrës ka marrë vendim për shpërndarjen e fitimit pas tatimit (dividenti).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021438837051392
array(1) { ["section"]=> string(87) "31-korriku-afati-i-fundit-drejtoria-apel-tatimpaguesve-gjobe-per-cdo-muaj-vonese-128798" }