34 vite punë në RTSH, kompozitori i njohur shkarkohet pak vite para pensionit, i vëllai: E hoqën pa asnjë motiv

Publikuar tek: aktualitet, më 22:21 25-02-2017 34 vite punë në RTSH, kompozitori i njohur shkarkohet pak vite para pensionit, i vëllai: E hoqën pa asnjë motiv DAVID TUKIÇi

Pianisti Genc Tukiçi ka bërë të ditur vendimin që Radio Televizioni Shqiptar ka marrë për shkarkimin e kompozitorit të njohur, David Tukiçi.

Genci njofton se i vëllai i tij është shkarkuar nga puna në RTSH pa asnjë motiv, duke e konsideruar këtë vendim si amatoresk dhe dashakeq. Genc Tukiçi tregon se vëllai i tij është punësuar në RTSH që në vitin 1983 dhe ka dhënë për televizionin kontribut të jashtëzakonshëm, por drejtuesit vendosën ta largojnë kur kishin mbetur edhe katër vite për të dalë në pension.

Reagimi i Genc Tukiçit:

Te dashtun miq

Do te doja te ndaj me ju indinjaten lidhur me vendimin e Drejtorise se Pergjithshme te Radio Televizionit Shqiptar per pushimin nga puna, pa asnje motiv, te vellait tim David Tukiçi.

Dua t'ju shkruaj me realizem dhe sinqeritet per Davidin, jo si vellai im, por per Davidin si nje muzikant me shume vlera, si figure artistike e Kombit Shqiptar, duke ruajtur edukaten dhe modestine qe prinderit tane na kane mesuar.

Ne rastin me te mire, vendimi i drejtorise se RTSH, me duket i pashpjegueshem dhe ne rastin me te keq, do ta konsideroja amatoresk, dashakeq, pse jo...edhe injorant....

Davidi punon ne RTSH qe nga viti 1983, duke kontribuar me punen e tij krijuese ne te gjitha zhanret....ka kompozuar opera, simfoni,dhe shume vepra vokale dhe instrumentale, te interpretuara ne Shqiperi dhe neper bote...12 vjeç, fitues si kengetar i çmimit te pare i festivalit te RTSH dhe me pas si kompozitor me kenget "Mire se vjen dit' e ré" , Sagapo te dua" etj...mbas disa vitesh ne Itali, ku me dekret te Presidentit te Italise i akordohet Qytetaria e Nderit( me motivacion,per kontributin qe Davidi ka dhene me krijimtarine e tij, per rrezatimin e kultures dhe muzikes neper bote..) ai rikthehet ne Shqiperi, ne RTSH, ku ai ka vazhduar te punoje i palodhur... po, i palodhur, kete gja te gjithe e dine...qe nga polici i radios deri tek muzikantet...modest dhe i ndershem...motoja e tij, pasioni per punen, krijimtarija muzikore, respekti per te tjeret...i dipllomuar ne Paris ne nje nga shkollat me te mira ne planet...ai nuk i njeh fjalet "i paarritshmi ", "gjigandi"...qe rendom i akordohet shume muzikanteve ne Shqiperi...

Davidi, qe njeh shkelqyshem zanatin e tij, me CV-ne qe ka, do te punesohej nga çdo institucion artistik kudo ne bote, 4 vjet para se ai te mbushe moshen e pensionit, pushohet nga puna nga Drejtoria e RTSH, intitucion ku ai eshte rritur, ka kontribuar dhe....pushuar!!!

Davidi, me zotnillekun e tij nuk do te me lejonte te shkruaj keto rreshta...por une mendoj qe rasti i Davidit duhet te sherbeje si shembull ne pejsazhin e kultures dhe muzikes shqiptare ku siç thojne ne Shkoder, mos te kete ma loje rrenash.

Te dashtun miq....kerkoj nga ju jo vetem mbeshtetjen morale por edhe reale, qe Davidi te mund te punoje ne zanatin e tij....do te shihni se ai, kudo qe punon, nderon veten dhe te tjeret...

Juaji Genc Tukiçi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030228853225708
array(1) { ["section"]=> string(114) "34-vite-pune-ne-rtsh-kompozitori-i-njohur-shkarkohet-pak-vite-para-pensionit-i-vellai-e-hoqen-pa-asnje-motiv-69964" }