35 vjet nga krijimi i Ansamblit “Dropulli, por askush në shtet nuk kujtohet…Alarmin e jep udhëheqësi i Ansamblit (LETRA PER LEFTER ÇIPEN)

Publikuar tek: kulture-art, më 11:04 27-01-2018 35 vjet nga krijimi i Ansamblit “Dropulli, por askush në shtet nuk kujtohet…Alarmin e jep udhëheqësi i Ansamblit (LETRA PER LEFTER ÇIPEN)

Këtë vit shënohet 35 vjetori i krijimit të Ansamblit “Dropulli”. Por udhëheqësi artistic I këtij Ansambli, Lefter Kondo, 70 vjeç thotë se shteti nuk është kujdesur të këtë ndonjë aktivitet apo ceremoni për këtë ngjarje të shënuar për polifoninë e folklorin shqiptar.

Lefter Kondo e bën public këtë fakt në një letër drejtuar gazetarit Aleksandër Çipa, djalit të një prej emrave më të shquar të polifonisë, Lefter Çipës, duke i treguar se pavarësisht harresës së shtetit, njerëzit e Ansamblit por edhe dashamirësit, do të ta kujtojnë këtë vit më së miri, raporton newsbomb.al. “Edhe unë sivjet mbush 70 vjet dhe kemi edhe 35 vjetorin e Ansamblit Artistik Dropulli. Po këtu s’çau kokën njeri për këto gjëra. Unë dhe babai yt i gdhimë dhe i ngrysëm vitet me folklorin. Babai yt një jetë të tërë, ndërsa unë për 35 vjet udhëheqës artistik i Ansamblit “Dropulli”. Nëse shteti na ka shumë borxhe, populli na ka vlerësuar e vlerëson pa masë. Ka vlerësim më të madh kur të quan populli jo Lefter Kondo po Lefter Kultura? Sidoqoftë po i mbyll këto radhë me urimin: -Babai (Lefter Çipa) të na rrojë edhe 100 vjet të tjera dhe gëzohem edhe për ju fëmijët e tij që e vlerësoni kaq shumë” shkruan Lefter Kondo në letrën e tij për Aleksandër Çipën.

Kondo vazhdon vlerësimin për Lefter Çipën. “Lefter Çipa është padiskutim korifeu i folkloristikës shqiptare dhe poeti i masës së gjerë të popullit. Jeta e tij është vetë kënga e popullit me vlera të jashtezakonshme poetike e artistike. Kam pasur nderin t’a njoh që prej vitit 1982 në Tiranë në koncertet festive, ku parakalonte suksesshëm kënga piluriote dhe vallja dropullite. Mbas atij viti e deri në vitin 1990 s’kish koncert kombëtar ku të mos mirrte pjesë Piluri dhe Dropulli. Dhe natyrisht edhe dy Lefterët: Lefter Çipa e Lefter Kondo” shkruan Kondo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas reformës së ujit, penalitete të tjera për qytetarët pas datës 30 Janar (ZBULONI PËR ÇFARË BËHET FJALË)
SHKRIMTARI i madh ISMAIL KADARE më në formë se ndonjëherë, ja ku ndodhet sot »
Article Logic
Execution time: 0.049399852752686
array(1) { ["section"]=> string(140) "35-vjet-nga-krijimi-i-ansamblit-dropulli-por-askush-ne-shtet-nuk-kujtohet-alarmin-e-jep-udheheqesi-i-ansamblit-letra-per-lefter-cipen-108116" }