350 lekë për çdo fjetje në hotel, ja si ndryshojnë taksat për banesat, bizneset dhe truallin

Publikuar tek: politike, më 18:17 03-01-2016 350 lekë për çdo fjetje në hotel, ja si ndryshojnë taksat për banesat, bizneset dhe truallin

Sistemi i taksave dhe tarifave vendore për vitin 2016 për Tiranën, që me reformën e re territoriale përfshin plot 1110 km2, ka sjellë edhe disa ndryshime në paketën fiskale të Bashkisë Tiranë, ndryshime në bazë të shtrirjes gjeografike, nivelit ekonomik etj.

Ndërtesat

Detyrimi vjetor për ndërtesat para vitit 1993 në Tiranë, Dajt, Farkë e Kashar është 15 lekë për m2, ndërsa për ato gjatë the pas 1993 është 30 lekë për m2. Në zonat e tjera kjo tarifë është 7.5 lekë për ndërtesat para 93” dhe 15 lekë për m2 për ato pas 93”.

Toka Bujqësore

Taksat për tokën bujqësore varjojnë sipas kategorisë së tokës. Kështu për kategorinë I është 5,600 lekë/ha në vit, për kategorinë II është 4,900 lekë/ha në vit, për kategorinë III është 4,200 lekë/ha në vit.

Taksa e truallit

Një taksë tjetër që rritet për vitin 2016 është taksa e truallit. Për Tiranën, taksa e truallit ndahet në taksë për qëllime banimi që është 0.56 lekë për m2 në vit dhe taksë e truallit për qëllime biznesi që është 20 lekë për m2 në vit.

Taksa e fjetjes

Një nga taksat që është shoqëruar me debate të forta gjatë diskutimit në Këshillin Bashkiak është ajo e fjetjes në hotel apo motel. Taksat kanë ndryshuar dhe tashmë janë: 350 lekë për çdo fjetje në një hotel me 4 apo 5 yje dhe 140 lekë për çdo fjetje në hotelet e tjera, motele apo njësi akomoduese. /Neësbomb.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministria e Tahirit i përgjigjet Alibeajt: Tellall i gatshëm i zyrave të SHQUP-it, puna flet qartë
Kryeministri Rama merr pushimet, destinacioni Majemi »
Article Logic
Execution time: 0.34285402297974
array(1) { ["section"]=> string(96) "350-leke-per-cdo-fjetje-ne-hotel-ja-si-ndryshojne-taksat-per-banesat-bizneset-dhe-truallin-29074" }