4 afrikanë me ftesa të KF Tiranës tentuan emigrimin nga kufiri shqiptar, klubi denoncon ngjarjen

Publikuar tek: sport, më 21:11 25-08-2015 4 afrikanë me ftesa të KF Tiranës tentuan emigrimin nga kufiri shqiptar, klubi denoncon ngjarjen

Klubi i futbollit të Tiranës ka denoncuar sot një ngjarje, të cilën e konsideron të turpshme dhe asapk të vërtetë. Sipas një reagimi zyrtar të bërë nga klubi bardheblu bëhet e ditur se 4 shtetas të Bregut të Fildishtë dhe një shtetas brazilian kanë tentuar që nëpërmjet përdorimit të emrit të KF Tiranës, pasi kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në kryeqytet, të kalojnë kufirin shqiptar.

“KF Tirana denoncon publikisht një mashtrim të turpshëm që ka cënuar sot klubin bardheblu. Në mënyrë abuzive, kanë mbërritur sot në aeroportin "Nënë Tereza" katër shtetas nga Bregu i Fildishtë dhe pesë ditë më parë një shtetas nga Brazili të cilët pretendojnë se janë ftuar nga KF Tirana për tu bërë pjesë e skuadrës së futbollit. Në të dyja rastet, të pestë shtetasit kanë patur në dorë ftesa me logon e KF Tiranës dhe bashkë me to shkresa të falsifikuara për të kaluar kufirin shqiptar. E gjitha një farsë e shëmtuar”, thuhet në deklaratë.

Më tej në reagim sqarohet se presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili është thërritur nga policia për të dhënë shpjegime për ngjarjen. Klubi kryeqytetas deklaron se nesër do të do të bëhet një denoncim pranë Drejtorisë së Policisë për këtë ngjarje, e cila është e përsëritur, ndërsa thekson se emrat e përsonave përgjegjës do të bëhen gjithashtu publike për mediat.

“Katër shtetasit nga Bregu i Fildishte sonte janë ndalur në kufi nga Forcat e Rendit që duke parë shkresat që dispononin, kanë njoftuar presidentin Refik Halili për t’i kërkuar të paraqitet në stacionin policor të aeroportit "Nënë Tereza". Presidentit i është kërkuar informacion për këtë rast për të cilin KF Tirana nuk ka asnjë lidhje. Pasi është sqaruar dhe hedhur dritë mbi këtë mashtrim, KF Tirana ka vendosur të bëj fillimisht një denoncim publik për të vijuar nesër me një denoncim pranë Drejtorisë së Policisë për personat përgjegjës që në mënyrë abuzive kanë përdorur emrin e KF Tiranës. Në të shkuarën, në menyra të ngjashme është abuzuar me emrin e klubit, me dokumenta të falsifikuara që do të ndiqen në rrugë ligjore për të vërtetuar çfarë ka ndodhur. Brenda ditës së nesërme, KF Tirana do të zbulojë emrat e personave përgjegjës dhe do të vërë në dispozicion të mediave gjithçka nevojitet për të demaskuar këtë mashtrim”, thuhet në reagimin e klubit bardheblu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trajneri danez: Do të duhet të fitojmë si me Shqipërinë dhe me Armeninë, duam pikët
Dinamo-Skënderbeu përfundon 4-1, korçarët në Europa League »
Article Logic
Execution time: 0.10635805130005
array(1) { ["section"]=> string(101) "4-afrikane-me-ftesa-te-kf-tiranes-tentuan-emigrimin-nga-kufiri-shqiptar-klubi-denoncon-ngjarjen-19171" }