4 ditë nën ujë, merr fund Kisha 1200-vjeçare e Gjon Pagëzorit (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 10:30 05-12-2017 4 ditë nën ujë, merr fund Kisha 1200-vjeçare e Gjon Pagëzorit (VIDEO)

Pamje dramatike nga kisha 1200-vjeçare e Gjon Pagëzorit në Derven të Krujës, që pas katër ditësh nën ujë, është shkatërruar tërësisht.

Për shekuj me rradhë, mozaikët dhe muret, pasuri e kësaj kishe u kishin rezistuar kohës por me lënien në harresë nga institucionet, ky monument tashmë është rrënuar.

Arkeologu Skënder Muçaj në një intervistë për Report TV, dy vite më parë i bëri apel Ministrisë së Kulturës ta mbronte dhe ta konservonin këtë vepër të trashëgimisë.

“Historia e kishës së Dervenit, Shën Gjon Pagëzorit është paksa e komplikuar më së shumti për neglizhencë të institucioneve përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, se sa për personat që ishin jashtë këtyre institucioneve”, u shpreh Muçaj.

Monumenti u zbulua më 3 dhjetor të vitit 2006. Një grup punëtoresh teksa hapte themelet për ndërtimin e një kishe të re hasi në një mur të vjetër me mozaikun e rrallë të Shën Gjon Pagëzorit. U njoftuan drejtuesit e Kishës dhe Instituti i Arkeologjisë. U zbulua se bëhej fjalë për një vend antik kulti dhe për një vepër të veçante me vlera të mëdha arkitekturore e artistike. Muret ishin të suvatuara. Rezultoi se kisha ishte 1200-vjeçare dhe i përkiste Shën Gjon Pagëzorit. Kisha ishte e përmbytur gjatë shekujve, por toka e ruajti për mrekulli.

Pas rizbulimit, denoncon Report Tv, shkatërrimi total i saj është një dëm kombëtar që nuk justifikon asnjë institucion, as Ministrinë e Kulturës, as Institutin e Arkeologjisë dhe as drejtuesit e Kishës së re, vetëm 2 metra larg saj, që i vunë emrin e Shën Gjon Pagëzorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kodikët e Beratit, në Librarinë Digjitale Botërore- Bido: Promovim ndërkombëtar i trashëgimisë sonë kulturore
E TURPSHME: Monumenti i Luigj Gurakuqit në gjendje mjerane, shikoni si është dëmtuar (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.041945934295654
array(1) { ["section"]=> string(73) "4-dite-nen-uje-merr-fund-kisha-1200-vjecare-e-gjon-pagezorit-video-102021" }