4 ditë pas ndeshjes me Italinë, Kombëtarja luan në “Elbasan Arena” me kundërshtarin nga Ballkani

Publikuar tek: sport, më 19:56 21-02-2017 4 ditë pas ndeshjes me Italinë, Kombëtarja luan në “Elbasan Arena” me kundërshtarin nga Ballkani

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një ndeshje miqësore me Bosnje Hercegovinën me 28 mars.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije që ka arritur akordin me këtë përfaqësuese për të zhvilluar një takim miqësor. Gjithçka është e konfirmuar, përveç orarit të sfidës, i cili do të publikohet në ditët në vijim.

Njoftimi i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin per ndeshjen miqesore per daten 28 mars, e cila eshte tashme zyrtare dhe e konfirmuar qe do te luhet ne “Elbasan Arena” kunder skuadres perfaqesuese te Bosnjes. Keshtu, pas takimit zyrtar me Italine ne 24 mars ne Palermo, Shqiperia do te shfrytezoje edhe daten e dyte te lire te UEFA-s, ate me 28 mars, ku skuadra e De Biazit do te prese ne nje takim miqesor Bosnjen. Gjithçka eshte zyrtare, dhe e konfirmuar. Kuqezinjte do te perballen ne nje test miqesor me skuadren e Edin Dzekos e shume lojtareve te tjere. Orari mbetet per tu konfirmuar ne ditet ne vijim”, shkruhej në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet e vërteta skandaloze e portierit anglez që hëngri pite gjatë ndeshjes
Trajneri i Partizanit e konfirmon: Alban Hoxha të luajë titullar ndaj Italisë, më pas largohet për një eksperiencë të re »
Article Logic
Execution time: 0.024583101272583
array(1) { ["section"]=> string(99) "4-dite-pas-ndeshjes-me-italine-kombetarja-luan-ne-elbasan-arena-me-kundershtarin-nga-ballkani-69478" }