“4 ministria të PS dhe 2 të LSI largohen në fund të janarit”, Rama projekton kabinetin e ri

Publikuar tek: politike, më 19:30 04-01-2016 “4 ministria të PS dhe 2 të LSI largohen në fund të janarit”, Rama projekton kabinetin e ri

Burime të besueshme pranë kryeministrit kanë thanë për gazetën "Koha Jone" se Edi Rama po projekton një kabinet të ri qeveritar, duke larguar ministrat e akuzuar për korrupsion.

Sipas këtyre burime të gazetës, kjo do të paraqitet ditën që do të mblidhet parlamenti, ku sipas rregullores mblidhet të hënën e tretë të muajit janar.

“Sesioni i ri parlamentar duket se do të gjeje me një kabinet të ri ministrash, çka i heq armët opozitës e cila është pergatitur për protesta të dhunshme kundër qeverisë së "korruptuar" të Ramës, sikurse akuzon selia blu. Nga PS ikin katër ministra thonë burimet, kurse LSI largon dy ministra”, shkruan gazeta.

Nuk dihet sa të vërteta janë këto pretendime kur dihet se lajme të shumta për ndryshime në kabinetin e drejtuar nga Rama kanë qenë të shpeshta muajt e fundit, por në fakt ndryshimi i vetëm ishte ai në Ministrinë e Drejtësisë, të drejtuar nga LSI-ja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024486064910889
array(1) { ["section"]=> string(94) "4-ministria-te-ps-dhe-2-te-lsi-largohen-ne-fund-te-janarit-rama-projekton-kabinetin-e-ri-29147" }