4 plumba mbi shqiptarin, bashkëpunoi me policinë kundër mafies shqiptare në Belgjikë

Publikuar tek: bota, më 22:12 24-08-2016 4 plumba mbi shqiptarin, bashkëpunoi me policinë kundër mafies shqiptare në Belgjikë

Një shqiptar u plagos rëndë gjatë të shtënave me kallashnikov mbrëmjes e së shtunës në bulevardin “Emile Bockstael” në Laeken të Belgjikës. Ai është Liridon Saljahi, sipas mediave vendase, ndërsa autorët e sulmit, që besohet se janë disa, janë ende të paidentifikuar.

Dëshmitarët kanë thënë se autorët e sulmit të ndodhur ishin disa persona. Mirëpo, sipas mediave belge dyshohet se edhe atentatorët janë shqiptarë.

Mediat shkruajnë se Liridon Saljahi ka bashkëpunuar me Policinë për shkatërrimin e një bande mafioze shqiptare që kontrollonte drogën dhe lojërat e fatit të paligjshme në zonë.

Ndaj ka dyshime të forta se atentati i është bërë për këtë qëllim. Miqtë dhe fqinjët e tij kanë thënë për mediat belge se Liridoni kohët e fundit ishte i frikësuar.

“Jam i frikësuar. Më kanë kërcënuar dhe mund të më vrasin”, rrëfen një fqinj që t’i ketë thënë Saljahi në qershor të këtij viti, transmeton Albinfo.

Ai gjendet në spital në gjendje të rëndë. Njëri prej katër plumbave i ka shpuar fytin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032473087310791
array(1) { ["section"]=> string(89) "4-plumba-mbi-shqiptarin-bashkepunoi-me-policine-kunder-mafies-shqiptare-ne-belgjike-50770" }