4 vjet nga vdekja e Sokol Olldashit, deputeti i PD e kujton për herë të fundit: Është prerë keq

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:38 21-11-2017 4 vjet nga vdekja e Sokol Olldashit, deputeti i PD e kujton për herë të fundit: Është prerë keq

Dje janë shënuar 4 vjet nga vdekja tragjike e deputetit të PD, Sokol Olldashi. Miqtë e të afërmit e tij e kanë kujtuar me dhimbje dhe trishtim.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi kujton takimin e fundit me të ndjerin Olldashi në një kafene pranë kuvendit, si dhe telefonatën e parë që i dha lajmin e hidhur, kur i thanë se deputeti ishte prerë keq.

“U ndame rreth ores 13:00 pas mbledhjes se Komisionit te Ligjeve. I thame njeri tjetrit mirupafshim. Me siguri do te shiheshim te nesermen serish. Ne ora 22:00 dola ‎nga regjistrimi i nje debati ne nje studio TV. Shiu binte litare rruges dhe ndersa ngisja makinen, me vete thoja: ku e gjeti! Sapo parkova, mora nje telefonate. Nuk e besova. Mora nje shok qe me tha duke iu dridhur zeri "eshte prere keq". Shpresova qe te ishte vec plage. Mora nje shok tjeter qe ishte ne vendngjarje. "Mbaroi!" me tha me ze te fikur. Nuk me bene kembet te ngjitesha ne shtepi. Njoftova nje shok te vjeter qe u trondit po aq. Desha ta ndaja gjemen, nuk e mbaja dot vetem. Mu kujtua kur u ndame ne dreke me nje mirupafshim, mu kujtua kafja e fundit tek Hotel Kotoni. Mu kujtua kur u ngjit ne shkallet e drunjta mbi kokat e nxenesve qe protestonin dhe te gjithe heshtem ta degjonim ne ate mengjes shkurti 1991 ne palestren e gjimnazit "Naim Frasheri" dhe nuk e pranoja qe ai nuk do te vinte me...ishte shoku i pare i vjeter qe nuk do te shihja me kurre! Ishte si sot, si ne kete ore, 4 vite me pare”, shkruan Bylykbashi. 

 

 

bylykbashi.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026646852493286
array(1) { ["section"]=> string(100) "4-vjet-nga-vdekja-e-sokol-olldashit-deputeti-i-pd-e-kujton-per-here-te-fundit-eshte-prere-keq-100314" }